Deprecated: Assigning the return value of new by reference is deprecated in /home/httpd/vhosts/psikologjia.com/httpdocs/wp-settings.php on line 472

Deprecated: Assigning the return value of new by reference is deprecated in /home/httpd/vhosts/psikologjia.com/httpdocs/wp-settings.php on line 487

Deprecated: Assigning the return value of new by reference is deprecated in /home/httpd/vhosts/psikologjia.com/httpdocs/wp-settings.php on line 494

Deprecated: Assigning the return value of new by reference is deprecated in /home/httpd/vhosts/psikologjia.com/httpdocs/wp-settings.php on line 530

Deprecated: Assigning the return value of new by reference is deprecated in /home/httpd/vhosts/psikologjia.com/httpdocs/wp-includes/cache.php on line 103

Deprecated: Assigning the return value of new by reference is deprecated in /home/httpd/vhosts/psikologjia.com/httpdocs/wp-includes/query.php on line 21

Deprecated: Assigning the return value of new by reference is deprecated in /home/httpd/vhosts/psikologjia.com/httpdocs/wp-includes/theme.php on line 623

Warning: session_start() [function.session-start]: Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/httpd/vhosts/psikologjia.com/httpdocs/wp-settings.php:472) in /home/httpd/vhosts/psikologjia.com/httpdocs/wp-content/plugins/wordpress-automatic-upgrade/wordpress-automatic-upgrade.php on line 119

Warning: session_start() [function.session-start]: Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/httpd/vhosts/psikologjia.com/httpdocs/wp-settings.php:472) in /home/httpd/vhosts/psikologjia.com/httpdocs/wp-content/plugins/wordpress-automatic-upgrade/wordpress-automatic-upgrade.php on line 119

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/httpd/vhosts/psikologjia.com/httpdocs/wp-settings.php:472) in /home/httpd/vhosts/psikologjia.com/httpdocs/wp-includes/feed-rss2.php on line 8
Psikologjia.com http://www.psikologjia.com Platforma digjitale psikologjike Thu, 04 Dec 2008 19:20:56 +0000 http://wordpress.org/?v=2.6.2 en Ilaç i ri për format agresive të kancerit të gjirit http://www.psikologjia.com/?p=398 http://www.psikologjia.com/?p=398#comments Tue, 02 Dec 2008 22:21:24 +0000 admin http://www.psikologjia.com/?p=398 Gratë me një formë agresive të kancerit të përhapur të gjirit, për të cilat kurat e tjera kanë dështuar t’i ndihmojnë ato, siguruan dje një alternativë tjetër pas miratimit të një ilaçi të ri, megjithëse përfitimet e tij nuk janë të qarta.

Ilaçi Tykerb i prodhuar nga kompania Glakso Smith Kllajn është në formën e hapes dhe merret çdo ditë. Ky ilaç duhet të meret nga gratë, që u janë nënshtruar kurave me ilaçin intravenoz Herceptin dhe trajtimeve të mëparshme me kimioterapi.

Agjencia amerikane e Ushqimeve dhe Ilaçeve tha se e miratoi ilaçin Tykerb për t’u përdorur bashkë me mjekimin Xeloda dhe kimioterapi. Kompania Glakso Smith Kllajn tha se ky ilaç do të jetë në dispozicion të pacientëve pas dy javësh dhe kura kushton 2 mijë e 900 dollarë në muaj.

Rezultatet fillestare të një studimi, që u njoftua vitin e kaluar, tregonin se Tykerb bashkë me ilaçin Xeloda parandalonin zhvillimin e tumorit me 8 muaj e gjysëm, ose 2 herë më shpejt se sa vetëm ilaçi Xeloda. Tykerb doli aq i sukseshëm, saqë studimi ndërkombëtar u ndërpre më parë dhe të gjithë pjesëmarrësve iu ofrua ilaçi.

Më vonë, kompania Glakso Smith Kllajn njoftoi se një analizë më pas e rezultateve të studimit tregoi se parandalimi i zhvillimit të tumorit vonohej me 7 muaj kur përdoreshin të dy ilaçet, krahasuar me një periudhë prej  5 muajsh kur përdorej vetëm ilaçi Xeloda.

Agjencia amerikane e Ushqimeve dhe Ilaçeve tha se është tepër herët të thuhet në se gratë që marrin ilaçet Tykerb dhe Xeloda do të jetonin më gjatë se sa gratë që marrin vetëm ilaçin Xeloda.

_____________

marrë nga voice of america

]]>
http://www.psikologjia.com/?feed=rss2&p=398
Mbipesha dhe roli i mikrobeve http://www.psikologjia.com/?p=396 http://www.psikologjia.com/?p=396#comments Tue, 02 Dec 2008 22:20:33 +0000 admin http://www.psikologjia.com/?p=396 Mikrobet janë bashkëudhëtarët më të herëshëm të njeriut. Në fazat e para të evolucionit, prania e tyre në organizëm ka ndihmuar për ruajtjen e energjisë në formë dhjami. Por shkencëtarët thonë se në epokën bashkëkohore të ushqimeve me kalori të lartë, këto mikrobe duket se nuk i sjellin  njeriut ndonjë të mirë.

Një grup shkencëtarësh biologë në Saint Luis të Minesotës mendojnë se mbipesha shkaktohet nga bashkëpunimi midis organizmit dhe baktereve. Ata thonë se gjenet e mikrobeve jo vetëm ndikojnë në ruajtjen e kalorive por edhe zgjedhin se cilat kalori të ruajnë dhe mbajnë ato kalori që depozitohen në dhjam.

Kur njeriu ha, ai nuk ushqen vetëm veten e tij. Ai ushqen edhe bakteret e zorrëve. Biologu Xhef Gordon thotë se bakteret në zorë e marrin energjinë nga ushqimi ynë dhe numri i tyre në organizëm është 10 herë më i madh sesa ai i qelizave.

Doktor Gordon thotë se njeriu kurrë nuk ha vetëm. Një komunitet i madh mikrobesh përfiton nga ushqimi i tij dhe një nga mënyrat e bashkë-ekzistencës së organizmit me mikrobet është bashkëpunimi dhe shkëmbimi, në këtë rast shkëmbimi i vlerave ushqimore

Doktor Gordon dhe ekipi i tij pranë universitetit Uashington në Saint Luisi kanë gjetur të dhëna se ky bashkëpunim midis mikrobeve dhe organizmit mund të sjellë si rezultat mbipeshën. Në studimin e tyre thuhet se tek minjtë në laborator, prej të cilëve u hoq një grup mikrobesh të caktuara, nuk u vunë re shenja të dhjamosjes pavarësisht nga lloji apo sasia e ushqimit.

Doktor Gordon thotë se minjtë pa këto mikrobe u treguan rezistent ndaj mbipeshës që krijohet si rezultat i niveleve të larta të yndyrnave dhe sheqerit.

Shkencëtarët zbuluan se minjtë mbi peshë kanë më shumë baktere të një lloji të veçantë,  ndërsa minjtë në peshë normale kanë më shumë baktere të një lloji tjetër. Shkencëtarët gjithashtu kontrolluan edhe një numër njerëzish dhe nxorrën të njëjtat rezultate, dhe ashtu si tek minjtë, kur analizuan gjenet e mikrobeve panë se ato jo vetëm ndikojnë në ruajtjen e kalorive por edhe zgjedhin se cilat kalori të ruajnë dhe mbajnë ato kalori që depozitohen në dhjam.

Doktor Gordon thotë se është tepër herët të thuhet në se mbipesha shkaktohet nga ndryshimet në mikrobet e zorrëve apo këto ndryshime shkaktohen nga mbipesha. Megjithatë, duke kuptuar e njohur më mirë marrëdhëniet midis mikrobeve dhe organizmit, shkencëtarët ka  gjasa të thonë më saktë fjalën e tyre për zhvillimin e mënyrave të reja për të trajtuar mbipeshën.

______________¨

marrë nga voice of america

]]>
http://www.psikologjia.com/?feed=rss2&p=396
Trajtimi i kancerit të prostatës http://www.psikologjia.com/?p=394 http://www.psikologjia.com/?p=394#comments Tue, 02 Dec 2008 22:19:28 +0000 admin http://www.psikologjia.com/?p=394 Në Shtetet e Bashkuara 230 mijë vetë diagnostikohen çdo vit me kancer në prostat dhe shumë prej tyre trajtohen me operacion ose me rrezatim. Por një studim i kohëve të fundit lë të kuptohet se shpesh këto lloj trajtimesh janë të panevojëshme.

David Alsaser kujton se si 6 vjet më parë, në moshën 53 vjeçare, mjekët i thanë se ai kishte kancer në prostat. Dhe frika që ai ndjehu është e kuptueshme.

Trajtimet me operacion apo rrezatim mund të sjellin pasoja anësore afatgjate, përfshi impotencën dhe moskontrollin e urinimit. Përderisa tumori në prostatin e tij rritej shumë ngadalë, David vendosi të mos i nënshtrohej ndonjë trajtimi mjekësor. Ai mendonte se kishte të ngjarë që tumori të mos rritej, por nëse po, atëhere ai mund të kërkonte trajtim me operacion ose rrezatim.

Sipas studimit, 38 përqind e burrave të diagnostikuar me kancer në prostat ishin kandidatë të mundshëm për të mos iu nënshtruar operimit ose trajtimit me reze. Megjithatë shumë prej tyre kishin gjasa të përfundonin në sallën e operimit.

Doktor Xhon Vei pranë departamentit të shëndetësisë në Miçigan thotë se shumica mendojnë se po të kesh kancer do të vdesësh, por e vërteta është se një numër i madh pacientësh me kancer në prostat nuk vdesin nga kjo sëmundje.

Ndoshta problemi më i madh për këta të sëmurë është se asnjë lloj analize nuk mund të parashikojë nëse kanceri që sot është i shkallës së rrezikut të ulët, nesër nuk do të shndërrohet në rrezik të lartë. Për këtë arsye, David Alsaser kryen analiza çdo tre muaj dhe biopsi të prostatës një herë në 6 muaj për të ndjekur shkallën e zhvillimit të tumorit.

Mbajtja e një qëndrimi pritës për trajtimin e kancerit të prostatit është një vendim i vështirë e personal për çdo njeri, por për disa si David Alsaser,  është më mirë t’a presësh rrezikun sesa të shkosh vet tek ai.

______________

marrë nga voice of america

]]>
http://www.psikologjia.com/?feed=rss2&p=394
Shkaktar i mbipeshës, ushqimi me kalori të lartë http://www.psikologjia.com/?p=331 http://www.psikologjia.com/?p=331#comments Tue, 02 Dec 2008 22:17:10 +0000 admin http://psikologjia.com/?p=331 Dihet se shumë amerikanë sot vuajnë nga mbipesha e tepërt dhe sipas eksertëve, një nga arsyet është se shumë restorante ofrojnë ushqime me kalori të lartë.

Statistikat tregojnë se ushqimi i restoranteve përmban më shumë kalori se sa mendohet. Në një restorant të Çikagos, këta klientë as që e dinë se sa kalori përmban pica që hanë. Njëri thotë 800 kalori tjetri 600. Në fakt një picë e zakonëshme  përmban 2060 kalori ose njësoj sa 19 akullore.

Madje edhe disa ushqime që mendohet të jenë të jenë deri diku të shëndetëshme, si për shembull pastiçe me brokolli, apo mish pule me djathë, vetëm një racion i tillë përmban 2000 kalori, po aq kalori sa ndodhen në dy biftekë të shoqëruar me dy patate  të pjekura dhe dy sallata.

Në disa restorante të Çikagos ofrohen 30 lloj ushqimesh me kalori të ulët. Ndërsa në ndonjë restorant të thonë se përmbajtja e kalorive në ushqimet që shërbehen nuk është diçka e fshehtë. Lista me të dhënat mbi sasinë e kalorive vendosen tani në hyrje të restorantit.

Por Qendra për Shkencë në Interes të Publikut kërkon që klientët të njihen me rrezikun apo pasojat e ushqimeve me kalori të lartë.Xhein Hurli e kësaj qëndre thotë se etiketat me të dhëna rreth sasisë së kalorive në ushqimin e restoranteve duhet të jetë të dukëshme e të sakta njësoj si ato në etiketat që përdorin dyqanet ushqimeve, si dhe të pasqyrohen në menutë e ushqimeve krahas çmimit të tyre. Ky grup po kërkon me këmbëngulje që qeveritë e shteteve dhe ajo federale të vendosin rregulla që pasqyrimi i sasisë së kalorive në ushqime të bëhet i detyrueshëm për çdo restorant.

_____________

marrë nga voice of america

]]>
http://www.psikologjia.com/?feed=rss2&p=331
çrregullimet psikopatologjike http://www.psikologjia.com/?p=243 http://www.psikologjia.com/?p=243#comments Sun, 30 Nov 2008 21:12:36 +0000 admin http://psikologjia.com/?p=243 Nën këtë kategori së shpejti do të vijojnë të gjitha sëmundjet mendore të kategorizuara sipas ICD-10 të WHO-s.

]]>
http://www.psikologjia.com/?feed=rss2&p=243
Analizë: Vdekja Klinike http://www.psikologjia.com/?p=234 http://www.psikologjia.com/?p=234#comments Sun, 30 Nov 2008 20:42:30 +0000 admin http://psikologjia.com/?p=234

Nga : Studenti i se Drejtes

MEVLUT DERTI

Fakulteti i Drejtesise Justiniani I.

Vdekja klinike eshte nje “gjendje kufitare” me vdekjen kur doktoret nuk rregjistrojne me aktivitet te zemres (pacienti ska rrahje zemre), te frymemarrjes, te mushkrive, funksionet e sistemit nervor fillojne te zhduken dhe “bebja e syrit” nuk mblidhet me kur e ndriqon me drite. Pra nje njeri deklarohet klinikisht i vdekur kur te gjitha keto me siper ndodhin, edhe pse te gjitha proceset metafizike vazhdojne. Vdekja klinike vazhdon per disa minuta dhe nqs njeriu nuk merr ndihmen e shpejte atehere kalon ne vdekje biologjike nga e cila nuk mund te kthehesh me ne jete.


Megjithate edhe pse nje person eshte klinikisht i/e vdekur NUK do te thote qe ky njeri nuk ka me shpresa per te jetuar [prandaj dhe quhet vdekje klinike, ndryshe nga vdekja e trurit nga e cila nuk mund te kthehesh me ne jete]. Per nje afat te caktuar kohe (disa minuta, se di saktesisht) mbas vdekjes klinike eshte akoma e mundshme qe zemra dhe frymemarrja te vihen ne pune perseri duke aplikuar ndihmen e shpejte (zakonisht CPR). Edhe ne qofte se ndihma e shpejte nuk ka sukses ne kthimin e ritmit te zemres dhe frymemarrjes, perseri ajo i jep pacientit nje sasi te mjaftueshme oksigjeni ne menyre qe truri te mos vdesi. Pas kesaj shume metoda te tjera me te avancuara dhe moderne mund te aplikohen per te rivendosur zemren dhe frymemarrjen ne pune.


Vdekja klinike eshte NJE nga llojet e versioneve e te qenit i/e vdekur.Keshtu qe per te kuptuar me mire vdekjen klinike duhet te kuptosh ne fillim qe VDEKJA vete nuk eshte thjeshte nje NGJARJE por nje PROCES. Kjo sepse indet dhe organet e ndryshme ne nje organizem te gjalle vdesin me ritme dhe shpejtesi te ndryshme. Vdekja zakonisht ndahet ne somatic death dhe cellular death. Somatic death quhet atehere kur individi nuk eshte me nje element i shoqerise, sepse ai/ajo eshte ne nje gjendje pavetedije te pakthyeshme, dhe i pandergjegjesuar per veten e tij dhe boten qe e rrethon. Cellular death quhet atehere kur qelizat nuk kryejne me frymemarrje-frymenxjerrje (respiration) dhe metabolizem.

Ne qofte se marrim rastin e nje cardiac arrest ( kjo quhet vdekje klinike), gjeja e pare qe ndoth pasi zemra pushon se rrahuri dhe mushkrite nuk funksionojne me eshte qe ndalon qarkullimi i gjakut neper trup (dihet qe dhe temperatura e trupit fillon te bjeri). Po ne qofte se gjaku pushon se qarkulluari neper trup do te thote qe gjaku nuk po transportohet me neper qelizat apo indet apo organet e ndryshme te trupit. Mos harroni qe qelizat tona duan oksigjen ne menyre qe te funsionojne, prandaj dhe eshte e rendesishme te marresh fryme dhe te kesh rrahje zemre. Edhe pse qelizat nuk po marrin me oksigjen, perseri ato nuk vdesin menjehere; kjo sepse ato kane nje sasi shume te vogel oksigjeni prezent qe mund ta perdorin,gjithashtu dhe gjaku qe rrethon keto qeliza permban nje sasi te vogel oksigjeni. Megjithate kjo eshte siq thashe nje sasi shum e vogel oksigjeni, dhe ky oksigjen mbarohet shume shpejt, keshtu qe shume nga qelizat fillojne te punojne ne menyre anaerobike (anaerobically), disa te tjera vdesin.


Disa qeliza jane te specializuara per te funksionuar ne kushte anaerobike, te tilla jane qelizat e muskujve ( kujtoni lactic acid fermentation nga biologjia e vitit 1). Keshtu qe nje qelize te muskulit i duhet nje kohe e gjate para se te vdesi. Disa qeliza te tjera, si psh qelizat e trurit vdesin menjehere pas disa minutash (3-7 zakonisht) mungese te oksigjenit.


Kjo eshte pjesa e pare e vdekjes e cila ndoth gjate 5-7 minutave te para pas arrestit kardiak ( kjo periode kohe eshte gjithmone me e gjate ne uje te ftohte/temperatura te uleta). Deri ne kete faze çdo gje, perveç ndonje demi qe ka pesuar truri, jane te riparueshme. POR edhe me pak demtim truri ( me nje demtim te vogel) eshte e mundur qe “te trajnohen” pjeset e pademtuara te trurit qe te kryejne disa nga funksionet qe kryenin pjeset e demtuara. Ne pergjithesi, sa me shume kohe te kaloj para se nje njeri qe sapo ka pesuar cardiac arrest te marri ndihmen e shpejte minimale, aq me e madhe eshte mundesia per te pasur demtim truri ose nje “ringjallje te pasuksessheme”.
Kur te gjitha pjeset e trurit, perfshire ketu edhe the brain-stem + cerebrum , nuk funksiojne me, njeriu kalon nga te qenit klinikisht i/e vdekur ne gjendjen e vdekjes se pakthyeshme. Edhe atehere kur njeriu ka arritur deri ne kete pike, shume qeliza te trupit jane akoma te gjalla. Nje nga llojet e qelizave qe jetojne me gjate se shumica jane ato te cornea-s, sepse keto qeliza nuk e marrin oksigjenin nga gjaku por nga ajri.


Femija i nje gruaje klinikisht te vdekur, ose dhe brain dead, ka mundesi qe te mbijtetoje, kjo fal teknologjise shume te avancuar qe kemi sot. Doktoret mund te mbajne qelizat e trupit te kesaj gruaje akoma te gjalla ( edhe pse zemra & mushkrite nuk funksionojne me) EDHE fetusin akoma te gjalle ne menyre artificiale. Kjo behet duke siguruar qe trupi i gruas te marri nje sasi te mjaftueshme oksigjeni, dhe qarkullimi i gjakut te vazhdoje duke perdorur nje respirator ose ca jane ca makina qe perdoren per zemren dhe mushkrite. Pervec kesaj doktoret sigurojne qe femija te marre ushqim duke ja dhene ate nepermjet gjakut ( me injections). Sa me shpejt qe te behen te gjitha keto, aq me me e madhe eshte mundesia per te sjelle ne jete nje femije sa me te shendetshem. Megjithate edhe pse ?do gje mund te shkoje shume mire, mundesia qe femija te kete komplikime eshte shume e madhe, dhe kjo varet jo vetem nga koha qe truri kalon pa oksigjen por edhe nga “mosha” e fetusit (dmth sa muajsh eshte fetusi).


Megjithate vdekja klinike eshte akoma nje mister per doktoret, shkencetaret dhe te gjithe njerezit. Ka pasur plot raste qe nje njeri te jete kthyer ne jete pas 40 minutash vdekje klinike pa pasur asnje demtim, kur ne teori kjo nuk eshte e mundeshme…me te vertete shume interesante!

Per shkak te zhvillimit te shpejte dhe te vazhdueshem te shkencave mjekesore , e ne rend te pare zhvillimi I metodave te transplantimit te organeve dhe indeve - definimi klasik I vdekjes absolute biologjike te njeriut - e cila pershkruhet si nderprerje ireverzibile e funkcionit te sistemit kardiovaskulare dhe respiratore (Vdekja Klinike) dhe e njejta eshte e lidhur me nderprerjen e punes se Sistemit Nervor Qendror - e percjellur me vdekjen e indeve dhe qelizave (Vdekja Biologjike ) - behet jo e qarte dhe e pafundme.

Deri ne vdekjen e plote - organizmi kalon neper disa faza :

  • Vdekja klinike - e cila paraqet apnene ose arestin e plote kardiak ( te zemres) me nderprerje te plote te aktivitetit cerebral ( por jo ireverzibile), sepse ne kete periudhe me terapi optimale eshte e mundur rikthimi I organeve vitale te sistemit organik dhe trurit.
  • Vdekja cerebrale ose kortikale - e cila paraqet nekrozen e pakthyeshme te trurit , sidomos neokorteksit ( EEG e qete),
  • Vdekja e trurit - e cila paraqet nekrozen e pjeses se mbetur te trurit te madh dhe te vogel ( EEG e qete dhe me mungese te reflekseve kraniale),
  • Vdekja sociale - paraqet demtimin e rende dhe te pakthyeshem te trurit - e cila eshte ne gjendje te pavetedijshme por me EEG active.

___________

nga Mevlut  Derti

]]>
http://www.psikologjia.com/?feed=rss2&p=234
Fjalekryqi http://www.psikologjia.com/?p=207 http://www.psikologjia.com/?p=207#comments Sun, 02 Nov 2008 00:59:25 +0000 admin http://www.psikologji.com/wordpress/?p=198 Po fjalëkryqin për çfarë e ke dashur  :) Po fjalëkryqin për çfarë e ke dashur  :) Po fjalëkryqin për çfarë e ke dashur  :) Po fjalëkryqin për çfarë e ke dashur  :) Po fjalëkryqin për çfarë e ke dashur  :) Po fjalëkryqin për çfarë e ke dashur  :) Po fjalëkryqin për çfarë e ke dashur  :) Po fjalëkryqin për çfarë e ke dashur  :) Po fjalëkryqin për çfarë e ke dashur  :) Po fjalëkryqin për çfarë e ke dashur  :) Po fjalëkryqin për çfarë e ke dashur  :) Po fjalëkryqin për çfarë e ke dashur  :) Po fjalëkryqin për çfarë e ke dashur  :) Po fjalëkryqin për çfarë e ke dashur  :) Po fjalëkryqin për çfarë e ke dashur  :)

]]>
http://www.psikologjia.com/?feed=rss2&p=207
Humor 1 http://www.psikologjia.com/?p=205 http://www.psikologjia.com/?p=205#comments Sun, 02 Nov 2008 00:59:00 +0000 admin http://www.psikologji.com/wordpress/?p=196 http://www.psikologjia.com/?feed=rss2&p=205 Droga dhe parandalimi i saj http://www.psikologjia.com/?p=138 http://www.psikologjia.com/?p=138#comments Tue, 20 Nov 2007 21:39:10 +0000 admin http://psikologjia.com/?p=138

Dr. med. Musli Ferati

Është një rrjet aq mirë i organizuar i prodhimit, përpunimit, distribuimit dhe përdorimit të drogës, saqë edhe masat më të rrepta legale nuk kanë gjasa për një kohë të gjatë ta zhdukin. Mbetet që të kufizohen këto kanale të thella, që të ndërgjegjësohet rinia jonë dhe së paku deklarativisht të potencohen rrethanat parandaluese dhe favorizuese që çojnë në një ekspansion masovik të kësaj shprehie ogurzezë. Kjo për vetë faktin se deri më sot nuk kemi një program nacional kundër narkomanisë, në të cilin rolin e vet të pazëvendësueshëm do ta jepnin të gjitha strukturat dhe institucionet shoqërore e shtetërore, siç janë shërbimi shëndetësor, organet e rendit e të përndjekjes, mediumet, sistemi i përgjithshëm arsimor, feja e të ngjashme. Sugjerimet e mësipërme nuk janë ndonjë parafrazim megaloman, por një përvojë mjaft dobiprurëse që vite me radhë po zbatohet në vendet e zhvilluara perëndimore dhe SHBA.

Në kuptimin gjithpërfshirës droga paraqet një varg materiesh psiko-aktive, të cilat po qe se konsumohen nga ana e njeriut kanë aftësi që të ndryshojnë dhe dëmtojnë seriozisht integritetin psiko-fizik të subjektit i cili i përdorë, gjegjësisht i keqpërdorë ato. Thuhet me të drejtë se abuzimi me këto substanca psikotrope është një problem i madh shoqëror dhe shëndetësor mbarëbotëror, ngase pasojat që dalin nga efektet e drejtpërdrejta dhe të tërthorta nga kjo shprehi e kobshme morbogjene janë shumëfish të dëmshme për vetë individin që është bërë rob i marrjes pa masë i materieve dehëse, si dhe për rrethin më të gjerë social ku jeton dhe vepron ky ose një grup më i madh abuzuesish të drogave.

Që të kemi një ide më të qartë mbi këtë fenomen të rrezikshëm mediko-social, dhe jo vetëm kaq, fillimisht do t’i referohemi definicionit mbi varshmërinë nga droga që kohëve të fundit e ka dhënë Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), në të cilin tekstualisht thuhet: Vartësia nga droga paraqet një gjendje të intoksikimit (helmimit) periodik ose kronik me droga natyrale, gjysmësintetike, dhe e cila karakterizohet me një dëshirë dhe apasion të prafrenueshëm që të merret me çdo kusht, prirje për të rritur dozën (toleranca), varshmëri fizike dhe psikike dhe veprimit destruktiv mbi personalitetin e narkomanit. Problemi del se është edhe më i mprehtë kur kihet parasysh fakti se kjo epidemi moderne më së shumti prek rininë, ardhmërinë e çdo komuniteti, në tërë globin, duke mos kursyer asnjë shtreë sociale dhe përkatësi nacionale dhe konfesionale. Dukuri pothuajse e pashmangshme që shoqëron çdo abuzim me këto lëndë shkundulitëse është shfaqja e sindromit abstinencial fill pas ndërprerjes së konsumimit të drogës, shpeshherë edhe me simptome dhe komplikime më të rënda se substanca që ka shkaktuar këtë varshmëri këmbëngulëse.

Në këtë grup materiesh nootropike, para së gjithash, sipas klasifikimit më të ri të çrregulliomeve mentale, që vijnë si rezultat i përdorimit kompulsiv, bëjnë pjesë këto nëngrupe substancash distimike:

  • alkooli
  • opiatet
  • kanabinoidet
  • sedativet dhe hipnotikë
  • kokaina
  • kofeina dhe stimulues të tjerë të sistemit qendror nervor
  • halucinogjenët
  • duhani
  • tretësit që avullohen
  • adikcioni me më shumë lloje drogash njëkohësisht.

Duke patur parasysh objektivin e këtij diskutimi, aspektin teorik dhe praktik të kësaj materie kaq voluminoze, do të shqyrtojmë përciptazi shkaqet dhe faktorët që sjellin deri tek paraqitja dhe përhapja me përmasa kërcënuese të këtij vesi kompleks që me një shpejtësi marramendëse dëmton dukshëm mirëqenien e mbarë njerëzimit, pa mos anashkaluar edhe mjedisin tonë vulnerabil. Përkundër ligjeve dhe konventave antidrogë që ka miratuar çdo shtet, dukuria e narkomanisë sa vjen e po bëhet më aktuale, ngase po rritet numri i konsumuesve të rinj, bile edhe ndër nxënësit e shkollave fillore.

Është një rrjet aq mirë i organizuar i prodhimit, përpunimit, distribuimit dhe përdorimit të drogës, saqë edhe masat më të rrepta legale nuk kanë gjasa për një kohë të gjatë ta zhdukin. Mbetet që të kufizohen këto kanale të thella, që të ndërgjegjësohet rinia jonë dhe së paku deklarativisht të potencohen rrethanat parandaluese dhe favorizuese që çojnë në një ekspansion masovik të kësaj shprehie ogurzezë. Kjo për vetë faktin se deri më sot nuk kemi një program nacional kundër narkomanisë, në të cilin rolin e vet të pazëvendësueshëm do ta jepnin të gjitha strukturat dhe institucionet shoqërore e shtetërore, siç janë shërbimi shëndetësor, organet e rendit e të përndjekjes, mediumet, sistemi i përgjithshëm arsimor, feja e të ngjashme. Sugjerimet e mësipërme nuk janë ndonjë parafrazim megaloman, por një përvojë mjaft dobiprurëse që vite me radhë po zbatohet në vendet e zhvilluara perëndimore dhe SHBA.

Meqë momentet etiologjike janë të shumta, faktorët dhe rrethanat që shpien deri në përhapjen e narkomanisë do t’i klasifikojmë në tre grupe, edhe atë: faktorët që përcaktojnë personalitetin e narkomanit, kushtet socio-ekonomike dhe vetë substanca psikoaktive si faktor provokues.

  1. Për sa i takon veçorive që karakterizojnë tiparet e personit që konsumon drogë, mund të thuhet se në rastet tipike këto subjekte janë adoleshentë psiko-labil të cilët përveç tjerash jan
    ë intolerant ndaj streseve dhe traumave fizike dhe psikike, endacakë me teke të çuditshme, psikopatë latentë që janë personalisht të papjekur, neurotikë dhe individë që i përkasin grupit “border line”, si dhe një dyzinë delikuentësh që i ka inaktivizuar për punë kreative ndjenja e mosbesimit dhe agresivitetit.

  1. Më të akuzuar dhe njëherit më të prevenueshëm janë konditat socio-ekonomike, në të cilin rolin dominant e ka funksionimi i shëndoshë i mjedisit familjar me të gjitha premisat e harmonizuara morale dhe materiale. Ambienti ku rinia shkollohet dhe edukohet, pa dyshim, ndikon pozitivisht dhe në shumë raste negativisht në paraqitjen e kësaj dukurie të mbrapshtë. Raportet e këqija ndërnjerëzore që ekzistojnë dhe në mënyrë perfide maskohen nga udhëheqësit lokalë irritojnë të rinjtë, të cilët janë më të ndjeshëm ndaj padrejtësive, edhe ashtu zhgënjyese, papunësia dhe neglizhimi pothuajse total i shtetit ndaj të rinjve kontribuon në shtimin e numrit të narkomanëve.

  1. Substancat e ndryshme psioko-aktive, me cilësitë e tyre toksike dhe farmakoterapeutike, përbëjnë një moment tjetër inicues dhe favorizues që të rritet pa ndalë aradha e atyre që shpëtimin idilik e kërkojnë dhe gjenë tek droga, ose siç shprehet një psikiatër i njohur i Zagrebit, Ceriq, tek “patericat kimike”.

Për sa u përket të dhënave epidemiologjike dhe statistikore mbi numrin e përgjithshëm të narkomanëve nëpër vendet e ndryshme të botës, duhet të jetë i rezervuar mbi saktësinë dhe prezentimin real të gjendjes faktike, ngase eksperienca ka treguar se për çdo të regjistruar si viktimë e lëndëve të ndryshme që e harlisin gjendjen mendore dhe shpirtërore vinë së paku edhe 10 individë që fshehtas e përdorin drogën, d.m.th. as edhe më të afërmit nuk e dinë se i pikasuri është narkoman.

Megjithëkëtë, sot llogaritet se në përmasa botërore ka më se 200 milionë narkomanë aktiv, nga të cilët dy të tretat e përbëjnë grupmoshën deri në 28 vjeç, kurse nga numri i mësipërm rritet përqindja e atyre 12-13 vjeç, që sigurisht duhet të na brengosë të gjithëve. Ajo që duhet të theksohet këtu është se, në dy dekadat e fundit është dyfishuar numri absolut dhe relativ i përdoruesve të drogës si rezultat i rënies së bllokut socialist. Vlen të përmendim se toksikomania i përngjet një sëmundje infektive, ngase çdo konsumues droge patjetër në këtë lojë të rrezikshme e fut herët a vonë shokun e vet më të ngushtë. Ajo që i shtyn të rinjtë tanë, sidomos, që të provojnë njëherë drogë dhe më pas të mos ndahen kurrë nga ajo, qëndron në të dhënën që çdokush më e din, se përfitimet nga kontrabanda me drogë janë astronomike dhe brenda natës.

Duhet të na shqetësojë fakti se, edhe përdorimi legal i medikamenteve anksiolitike, hipnotike, bile edhe narkotike, që arsyetohet fare lehtë nga mjekët me anë të recetave, indirekt shton kuotën e narkomanëve. Duke analizuar të dhënat komparative statistikore mbi përmasat e narkomanisë nëpër vendet e ndryshme të botës, mund të thuhet se në trevat tona narkomania nuk është edhe aq e përhapur dhe pikërisht gjendet në stadiumet fillestare, që nuk përjashton mundësinë e një vale të madhe që mund të pllakos në një të ardhme të afërt. Kjo para së gjithash kur dihet mentaliteti ynë patologjik për të fituar para me batakçillëqe alla kollumbiane.

Derisa jemi tek shkoqitja e faktorëve stimulues dhe inhibues të kësaj dukurie me pasoja të rënda shëndetësore dhe implikime të parenovueshme socio-ekonomike, është e udhës të pranojmë si tepër inkurajuese studimet e shumta nëpër SHBA, të kryera nga Instituti Nacional i Abuzimit me Drogë (NIDA), në të cilat është konstatuar se masat e ndryshme preventive deri në 50% kanë ulur numrin e narkomanëve ndër adoleshentë për një periudhë kohore 10 vjeçare. Më tutje në këtë raport vihet në dukje se, programi parandalues ul koston e shpenzimeve për 4 herë në mjekimin dhe shërimin definitiv të një narkomani. Cilat janë, pra, këto masa profilaktike që mundësojnë një efikasitet të tillë kundër kësaj sëmundje sociale? Para së gjithash, duhet punuar më tepër me prindërit dhe arsimtarët të cilët rrisin dhe edukojnë brezin e ri, gjë të cilën në rend të parë duhet ta bëjë personeli mjekësor në krye me mjekët familjar, psikiatrët, psikologët, sociologët dhe pedagogët.

Vuajtjet e shumta jetësore na kanë mësuar se një e keqe nuk shkon e vetmuar, andaj edhe ky “dëfrim” rrënues përcillet me rritjen e numrit të të sëmuarve nga hepatiti, SIDA, si dhe kriminalitetit në formë vjedhjesh, dhunës, prostitucionit dhe vrasjeve. Një gabim tjetër ndër ne bëhet kur i stigmatizojmë narkomanët, të cilët edhe më tepër mbyllen në botën e tyre të pashpresë, duke i çuar të njëjtit kah gremina e izolimit dhe bojkotimit social dhe profesional. Duhet të dijmë se edhe ata janë njerëz të cilëve u duhet ndihmë jo vetëm mjekësore, por edhe mbështetje morale e materiale për një risocializim sa më human, qëndrim ky i cili shumë do të rriste numrin e atyre që do të heqin dorë nga ky aktivitet keqbërës.

_______________

marrë nga: Revista Vepra

]]>
http://www.psikologjia.com/?feed=rss2&p=138
Televizori - vrasës i lëvizjes? http://www.psikologjia.com/?p=31 http://www.psikologjia.com/?p=31#comments Mon, 19 Nov 2007 20:50:30 +0000 admin http://psikologjia.com/?p=31 Konsumi televiziv te fëmijët parashkollor te nxënëset dhe nxënësit të shkollës fillore.

 

Prind të dashur

Gati çdo i pesti fëmijë që shkon në kopsht parashkollor është i trashë! Mësuesit e sportit dhe mjekët e fëmijëve vërejnë përveç kësaj, që lëvizjet e shumë fëmijëve janë të pamjaftueshme dhe se shumë të rinjë e kanë një qëndrim të keq të trupit, që mund të çoj deri te dëmtimi i kurrizit.

Mënyra jonë e jetës, por edhe ambienti jonë ka ndryshuar shumë në dhjetëvjetëshin e fundit. Kështu është shtuar trafiku rrugor dhe dendësia e ndërtimit, gjë që ka bërë,që fëmijët të mos munden të luajnë në rrugë a po vende tjera, përveç vendeve posaçërisht të parapara për lojë. Hapësira e aksioneve të fëmijëve dhe mundësit e tyre që ta njohin ambientin në mënyrë aktive dhe ta „robërojnë“ atë janë fortë të kufizuara, dhe kështu nevoja për lëvizje natyrore është e penguar. 

Është bërë një mbartje e lojërave nga jashtë brenda, që përmes konsumit medial po bëhet më e fortë. 

  • Një ofertë e gjerë e mediave qëndron sot në dispozicion. Mediat në përditshmërinë e fëmijëve janë sot të natyrshme. Aty bënë pjesë televizori, radio, CD- Player, videolojërat dhe videofilmat, DVD, revistat, Handys dhe kompjuteri deri te interneti. Konsumi medial do të thotë kufizim për aktivitetin trupor. Për këtë arsye fëmijët dhe të rinjët duhet të mësojnë aktivisht si të sillen me këto media.
  • Sjellja e vërtetë nuk do të thotë veç, që të dinë të shërbehen me këto media, por para s´ gjithash, të mësojnë që me shumë masë dhe në mënyrë kritike t´i shfrytëzojnë.
  • E pranishme duhet të jetë loja, lëvizja, ecja, bëritma dhe takimet me shoqëri, por ashtu si qëndrojnë që nga vendi ë parë!

Nëse fëmijëve ju afrohet mundësia që jashtë (p.sh. në oborr, në hyrje të shtëpisë, në rrugë apo vendloje) të rrinë, kështu harrojnë ata disa emisione të „rëndësishme“në televizor.

Jepuni pra ju fëmijëve tuaj mundësin, që të takohet me shokë, apo ftoni fëmijë tjerë që të vinë të luajnë te ju. Fëmijët kanë mjaftë fantazi, që të gjejnë lojëra, ata nuk duhet gjithmonë të jenë në përkujdesje. 

  • Fëmijët që e shikojnë shumë televizorin shpesh nuk kanë tjetër veprimtari. Por e shikojnë televizorin nga monotonia apo luajnë videolojra.

Rreziku, që këta fëmijë të trashen është shumë i madh, sepse lëvizin shumë pak dhe mjerisht një pjesë e tyre hanë edhe sheqerka dhe chips para televizorit.

Kështu vie rreziku, që fëmijët pa zgjedhur dhe pa kontrolluar shikojnë çdo gjë që  transmetohet. Disa Talkshows, që transmetohen në mëngjes që në asnjë mënyrë nuk janë të dedikuar për fëmijë, apo skena të dhunës që paraqiten në film, munden te fëmijët të shkaktojnë frikë dhe agresivitet.

  • Që edhe në programet e fëmijëve tregohet dhunë, është e rëndësishme që prindërit të dinë, çka shikojnë fëmijët e tyre dhe të flasin me ta mbi këto programe.

 

Në çka duhet të mendohet te programet televizive?

 

  • Fëmijët munden vetëm një pjesë të sasisë të informacioneve t´i përpunojnë. Televizori me ndërrim të shpejt të pamjeve shkakton një vërshim ngacmimesh, që para s´gjithash fëmijët e njomë nuk mund t´i përballojnë. Fëmijët reagojnë për këtë me shqetësim.
  • Fëmijët e njomë nuk munden po ashtu ta bëjnë dallimin në mes të vërtetës dhe trillimit. Dhuna në televizor i tremb dhe i frikon ata.

S´pari diku në moshën 9 vjeçare munden fëmijët, filmin dhe realitetin ta dallojnë, si dhe shtjellimet e komplikuara t´i kuptojnë.

  • Fëmijë janë marrës të mesazheve publicitare dhe nuk munden absolutisht përbërjen e të vërtetës të këtyre mesazheve në mënyrë kritike t´i gjykojnë.

Mjerisht para s ´gjithash edhe transmetuesit e programeve private që financohen kryesisht nga blloqet publicitare, bile edhe programet për fëmijë ndërprehen nga këto bloqe publicitare.

  • Fëmijët dhe të rinjët janë gati blerësit më të fortë të informacioneve, të cilat janë të dedikuara posaçërisht për një publik të caktuar.Ne nuk kemi mundësi në ditët e sotme, që publicitetit plotësisht t´i shmangemi,për këtë duhet që prindërit me fëmijët e tyre të diskutojnë mbi kuptimin dhe qëllimin të këtyre mesazheve dhe sipas mundësisë sasinë ta pakësoni. 

Mardhëniet me televizor duhet të mësohen.

Këtu disa propozime: 

  • Televizori nuk duhet nevojën e fëmijës për sport dhe lëvizje ta zëvendësoj!
  • Lëvizja dhe shfryrja i takojnë zhvillimit të shëndetshëm.
  • Fëmijët (por edhe të rriturit) nuk duhet të hanë para televizorit.
  • Televizori nu
    k ka vend në dhomën e fëmijëve.
  • Njeriu do të duhej fëmijëve në ditë t´ju lejoj një emision ta shikojnë, por fëmijët duhet me vetëdije të përcaktohen për një emision. Pastaj televizori duhet të ndalet. Nuk duhet të shëtitet nëpër kanalet e tjera.
  • Fëmijët duhen atëherë ta shikojnë televizorin kur t´i kenë kryer detyrat ë shtëpisë si dhe ndonjë punë të vogël në shtëpi.
  • Fëmijët e vegjël nuk duhet të lihen vetëm para televizorit. Vetë programet speciale për fëmijë munden nganjëherë të shkaktojnë frikë. Pastaj është shumë merëndësi, që fëmija të ketë mundësi të flas me prindërit për atë. 
Televizori nuk duhet të jetë kujdestar i fëmijëve !
  • Për fëmijë të njomë ka shumë emisione të mira ,që janë pa publicitet dhe janë me mësime të vlefshme. Për fëmijë prej 5 vjeç është p.sh. emisioni me miun (Maus), rruga sesam apo dhe klubi kapiteni ariu i kaltër. Për fëmijët prej 7 vjeç është emisioni dhëmbi i luanit-lule e verdhë apo dhe pasqyra e botës së fëmijëve.

 

_________________

përgaditur nga: departementi i shëndetësisë së baselit

]]>
http://www.psikologjia.com/?feed=rss2&p=31