Depresioni

Depresioni është gjendje sëmundjeje, gjatë të cilës vjen deri tek një mërzi e pikëlluar e lidhur me gjendje frike, shqetësim i brendshëm si dhe pengesa në të menduarit dhe në gjumë.


Depresioni – një sëmundje gjithëtrupore

{mosimage}

Çka është depresioni?

Depresioni (latinisht depressere, depressus: i ngjeshur, shtypur poshtë) është një nocion komplex për simptome të shumëllojshme.  Depresioni përfshin: emocionet, kognicionin, motoriken, motivacionin si dhe gjëndjen vegetative. Depresioni është gjendje sëmundjeje, gjatë të cilës vjen deri tek një mërzi e pikëlluar e lidhur me gjendje frike, shqetësim i brendshëm si dhe pengesa në të menduarit dhe në gjumë. Të menduarit është i ngadalësuar dhe sillet (fiksohet) kryesisht rreth një teme. Zakonisht rreth temës së shikimit të çdogjëje nga ana negative, pra domethënë rreth asaj, se sa keq është, se sa e dëshprueshme është situata e tanishme, në të cilen gjindet një përson, dhe sa e pashpresë është ardhmëria. Shumë persona depresiv kanë ndjenja faji dhe mendime, ide të mëkatimit, të cilat mund të ngriten deri në gjendje delusive. Flasim edhe për detyrim të brengosjes, sepse detyrimisht mendohet përherë rreth mendimeve të njëjta negative. Pengesat në gjumë në njërën anë shprehen në vështirësi për të fjetur, në një sjellje të penguar të fjetjes pa ndërprerje me zgjuarje të përsëritur dhe në anën tjetër me zgjuarje të hershme. Për këtë arsye gjumi përjetohet si i pamjaftueshëm dhe shumë sipërfaqësor dhe në mëngjes nuk sjell freskim e as çlodhje. Madja mëngjesi është shpesh koha më e keqe për pacientët depresiv, pasi që kryesisht në mëngjes ata ndihen veçanërisht shumë keq. Kah dreka gjendja mund të përmirësohet dhe në mbrëmje të jetë relativisht e durueshme. Kjo ndjenjë veçanërisht e mjerueshme në mëngjes pas zgjimit psikologët e quajnë “ulje e mëngjesit.” 

 

Çka nuk janë depresionet ? 

 

{mosimage}Duhet patur kujdes, sepse jo secili disponim i pikëlluar do të thotë se është depresion. Depresionet dallohen nga pikëllimi ashtu që depresivët janë të paaftë që të gëzohen rreth diçkaje dhe kanë edhe vështirësitë më të mëdha të marrin vendime. Shpesh nuk munden për asgjë më të vendosin dhe qysh në mëngjes nuk dijnë se a duhet të ngriten apo të qëndrojnë të shtrirë. 

Ky dallim mes pikëllimit dhe depresionit mund të vërehet, nëse mirret pjesë në një varrim si person relativisht pak i prekur nga rasti i pikëllimit. Nganjëherë përjetohet që farefisi i afërt pranë varrit gati ligështohen, mirëpo një orë më vonë gjatë drekës së përmortshme kur flitet për jetën e të vdekurit e ndoshta kur dikush madje tregon edhe një anekdotë nga jeta e të vdekurit, atëherë farefisi mund të buzëqeshin, ndonjëherë madje edhe të qeshin. 

Kjo për depresivët e rëndë nuk do të ishte e mundshme. Ata nuk do të ishin në gjendje të ndiejnë gëzim apo kënaqësi. Përderisa depresivët kryesisht nuk mund të vendosin, tek të pikëlluarit përjetojmë që kohë të shkurtë pas rastit të pikëllimit mund të marrin vendime befasisht të shpejta dhe të qarta. Një njeri i pikëlluar mundet edhe të argëtohet, ndërsa një njeri i depresionuar rëndë nuk mundet. 

 

Cilat janë simptomet e depresionit?  

 

Depresioni ndikon në mënyra të ndryshme tek njerëzit e ndryshëm. Mund të shkaktojë një numër të madh të simptomeve, të cilat mund të jenë emocionale, fizike, motivacionale, si dhe kogntive. Disa nga simptomat e depresionit vijojnë më poshtë. Pra, personat që vuajnë nga depresioni mund:

  • të ndjehen keq shpirtërisht në shumicën e kohës
  • të kenë mërzi, ndjenjë urrejtje, të jenë gjithmonë nën tension
  • ndjenjë e të qënurit të pavlerë dhe të padobishëm
  • të kenë mungesë të vetësigurisë
  • të jenë të angazhuar me mendime negative / pesimiste
  • të ndjehen të ngurrosur, ndjenjë zbrazëtie dhe të dëshpruar
  • të fajsojnë vetëvetën dhe të ndjehen fajtor për gjëra pa nevojë
  • kanë vështirësi të koncentrohen apo të marrin vendime
  • të jenë jashtëzakonisht të zemëruar dhe të padurueshëm
  • ndryshim ne zakonet e fjetjes, si psh. vështirësia për te fjetur, zgjimi herët, ose fjetja e tejzgjatur
  • ndryshim në mënyrën e ngrënies: hajnë shumë dhe shtojnë peshë ose nuk hajnë mirë dhe humbin peshë
  • nuk kënaqen me aktivitete
  • të humbin interesimin për marrëdhënie seksuale
  • pinë më shumë se zakonisht cigare, alkohol dhe përdorin droga të tjera
  • kanë zvogëlim të energjisë (kanë ndjenjë të humbjes së energjisë)
  • ulje ose humbje e interesit në aktivitetet normale të përditshme
  • kanë ndjenjë e të qënit të lodhur gjithmonë
  • shkëputen nga të tjerët (vetëizolohen), në vend se të kërkojnë ndihmë dhe përkrahje
  • kanë mendime të shkreta dhe pesimiste
  • kanë ose kryejnë akte të vetëlëndimit apo vetëvrasjes (suicid)  

Llojet / Tipet e depresioneve

Çrregullim sezonal (SAD)

 

Ky lloj i depresionit mendohet që vjen nga mungesa e dritës së diellit gjatë muajve t&e
uml; dimrit, e cila i bënë disa njerëz më të prirur të kenë depresion. Për këtë arsye trajtimi i këti lloj depresioni behët zakonisht me një terapi të quajtur, terapia e dritës. Personi duhet të qëndroj një kohë të caktuar në dritë natyrore ose artificiale. Zakonisht rreth gjysmë ore në ditë. 

 

Depresioni paslindjes (post-natal) 

 

Disa nëna e përjetojnë depresionin pas lindjes së foshnjës. Mendohet se vjen nga ndryshimet e shumta të nivelit të hormoneve. (lexo më shumë për këtë temë) 

 

Depresioni manik (Çrregullimi bipolar) 

 

Kjo i shkakton njerëzit që të kenë episoda të depresionit dhe manisë. Mania është gjendje ku personi ndjehet shumë i trazuar dhe me sjellje të pakontrolluara.   

 

Komorbiditeti: Ankthi

{mosimage}Udhëzime të tjera për të vlerësuar rrezikun mund të mirren, nëse personat e prekur nga kjo pyeten, se në përgjithësi a mendojnë në mundësinë e një suicidi (vetëvrasje) apo a kanë edhe parafytyrime (plane) konkrete se si do ta bënin këtë. Sa më konkrete që të jenë parafytyrimet, aq më i madh është rreziku. Ky rrezik është edhe më i madh, nëse personat përkatës veçmë kanë bërë përgatitje, për shembull tek mjekët e ndryshëm kanë marrë receta për barna për gjumë ose janë furnizuar me një armë apo me një litar.

Një profesor psikolog ka përshkruar tri shenja të rëndësishme, të cilat tregojnë një prirje të veçantë për suicid:

  1. Ngushtia: Pacientët përkatës ndjehen në një situatë të ngushtuar, nga e cila vështirë mund të dalin. Ata edhe në mendime merren gjithnjë me këtë problematikë e edhe në marrëdhëniet ndërnjerëzore ndiejnë një ngushti, ashtu që gjithnjë e më shumë izolohen dhe vetmohen. 
  2. Kthesa e agresionit: Ajo përbëhet nga ajo që njerëzit, të cilët vuajnë nga agresionet dhe këtë nga arsyet e ndryshme nuk munden ta shfaqin apo diskutojnë, këtë agresion të frenuar e drejtojnë kundër vetëvetes.
  3. Fantazitë e vdekjes: Njerëzit e rrezikuar nga suicidi në mendimet e tyre mirren me mundësitë e ndryshme të vetëvrasjes ose edhe parafytyrojnë se si do të pikëlloheshin të afërmit pasi që ata ndonjë ditë do të jenë të vdekur. Ata munden të bëjnë edhe parafytyrimin e varrimit të vet. Nëse ekzistojnë fantazi të tilla të vdekjes, atëherë është me rëndësi që të pyeten, se këto fantazi a krijohen vetëdijshëm apo a imponohen ato pa dëshirë. Sa më shumë që të imponohen ide të tilla, aq më i madh është rreziku.   

 

Depresioni dhe dhimbjet trupore 

 

{mosimage}Depresioni shfaqet shpesh me dhimbje trupore, të cilat kryesisht janë mjaft rezistente. Këtu bëjnë pjesë dhimbjet e kokës, të qafës, të kryqeve, dhimbjet në krahë dhe këmbë, ndjenja shtypjeje në hapësirën e krahërorit, ndjenja se nuk mundet të mirret frymë tërësisht (e cila shpesh përjetohet sikur të ishte një gur i rëndë në gjoks), dhimbje të paqarta në zemër, vështirësi në tretje (ose në formë të diarresë ose të kapsllëkut), mundim me dhimbje në pjesën e lukthit dhe gjendje e dhimbjeve me ngërçe në bark. Këto dhimbje trupore mund të qëndrojnë në vijë të parë në atë masë që pas dhimbjeve shpirtërore shpeshherë ato as që mund të dallohen. Si pacienti ashtu edhe farefisi shumë shpesh mendojnë se bëhet fjalë për vuajtje trupore. Gjatë analizave mjekësore pastaj zakonisht nuk mundet të vërtetohet ndonjë diagnozë e sëmundjes trupore, d.m.th. nuk mundet të gjendet asnjë shkak trupor për këto dhimbje. Vetëm një bisedë rreth gjendjes shpirtërore mund të sjell sqarim. Prandaj në raste të tilla flasim edhe për depresione të maskuara ose larvuara, sepse depresionet fshehën pas simptomave trupore sikurse pas një maske ose një larve. Kjo situatë shpeshherë vështirësohet në atë mënyrë që këta pacientë i përmbahen asaj se janë fizikisht të sëmurë, sepse e ndiejnë si dobësi apo turp që të vuajnë nga një sëmundje psikike. Nëse këtyre pacientëve u thuhet, se në të vërtetë nuk janë fizikisht por shpirtërisht të sëmurë, kjo mund të sjell reagime zemërimi dhe ofendimi. E pastaj dëgjohen akuza, se pacienti trajtohet si një hipokondër ose histerik, çka ai në të vërtetë nuk është.  

 

Çka ndodh në tru gjatë një depresioni ?

( Si mund të shkaktohet depresini? / Cfare e shkakton depresionin) 

 

{mosimage}

Shkaqet e depresionit varen shumë nga një personi në tjetrin, nuk ekziston vetëm një shkak. Në shumicën e rasteve, depresioni i’a fillon me ngjarjet e jetës, posaçërisht në epizoden e parë të depresionit. Çka ka ndodhur në fëmijërinë tënde mund të ketë veprim të thellë se si ndjeheni për veten këtu dhe tani. Përvojat traumatike, si për shembull sulmet fizike dhe dhunimi, mund ta shkasin depresionin, poashtu edhe kur vdes dikush. Nuk janë vetëm pervojat negative që shkaktojnë depresionin, por se si merreni me ate. Përvojat negative me siguri që kontribuojnë në depresion nëse ndjenjat tuaja përreth përvojave nuk shprehen ose shqyrtohen. Depresioni poashtu mund të ketë lidhje me shkaqe fizike. Ushqimi i dobët, mungesa e aktiviteteve dhe sëmundjet, si gripi mund të ju lenë të ndjenja me depresioni. Përdorimi i shpeshtë i drogës mund të ju shpie në depresion.  Prevalenza: Depresioni – një sëmurje e shpeshtë Gratë janë tre herë te dispozuara për tu bërë të depresuara se sa meshkujt. Rreziku më i lartë ndër seksin femër mund te jetë për shkak te ndryshimeve hormonale që vijnë si pasojë e pubertetit, ciklit mujor, menopazes, ose shtatzanisë.
Burrat: Megjithëse rreziku
ndër burra është me i ulet, nder seksin mashkull depresioni mund të kalojë pa u diagnozuar. Kjo vjen për faktin se shumë burra maskojnë semundjën e tyre, me pije alkolike, perdorim drogash, abuzim dhe dhune.Vetvrasja eshte nje rrezik serios nder seksin mashkull qe janë katër herë më të dispozuar te vrasin vetën se sa femrat.  Te moshuarit: Personat e moshuar që humbasin njerzit e dashur, qe ndryshojne banesat ose qe semurën mund të kalojnë në depresion. Njerzit e moshuar nuk flasim për ndjenjat e tyre dhe depresionin ndaj duhet patur kujdes në verejtjen e simptomave qe u rradhiten me lart.

{mosimage}Depresivëve duhet t’u bëhet e vetëdijshme, se depresionet bëjnë pjesë tek sëmundjet më të shpeshta. Sipas vlerësimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (WHO) në secilën ditë nga depresionet vuajnë 3-5 % e popullsisë botërore. Këta janë çdo ditë 120-200 milionë njerëz. Mundësia që gjatë jetës të sëmuhet nga një depresion vlerësohet në 20-30 %, d.m.th. çdo i treti prej nesh me gjasë kurdoherë në jetën e tij do të sëmuret nga një depresion i rëndë. Nga çrregullimet depresive të lehta e të kalueshme nuk mbetet i kursyer asnjë njeri. Një problem veçanërisht të rrezikshëm paraqet prirja për vetëvrasje. Prirja e suicidit tek depresivët vjen nga ndjenja e mungesës së rrugëdaljes, pesimizmit absolut dhe mungesa e shpresës. Depresionet bëjnë pjesë tek shkaqet më të shpeshta për veprime suicide, qofshin ato suicide apo tentime suicidi. Prandaj është e rëndësishme që tek secili depresiv të dihet, se sa i madh është rreziku i suicidit. Më së miri mund të provohet ai të vlerësohet ashtu që pacientët drejtëpërsëdrejti të pyeten për këtë se sa intensivisht dhe sa shpesh mendojnë në suicid. Kohë të gjatë është përfaqësuar mendimi, se me depresivët nuk duhet të bisedohet për këtë temë, sepse përmes kësaj atyre u sillet ndërmend ideja që të mendojnë në suicid. Kjo është krejtësisht e gabuar, sepse secili depresiv mendon së paku në mundësinë dhe zakonisht e ndien si lehtësim, nëse mundet të flet rreth kësaj.  

 

Trajtimi / Tretmanet 

 

Që nga zbulimi i barnava që ndriçojnë disponimin, të ashtuquajturat antidepresivë, depresionet e çdo lloji munden të trajtohen edhe në mënyrë medikamentoze. Kjo është njëra nga mundësitë e trajtimit që veprojnë më intensivisht dhe më shpejtë. Antidepresivët e ndryshëm ndikojnë në mënyra të ndryshme tek njerëzit e ndryshëm. Nëse ilaçi i shkruar pas disa javësh sipas mendimit tuaj ndikon tejet pak ose ka reaksione tejet të pakëndshme, mos ngurroni që të flitni me mjekun për këtë. Falë lajmërimit tuaj ai mund të zgjedhë një ilaç më të përshtatshëm.Depresioni nuk është një pjesë normale e jetës por është një sëmundje që duhet kuruar sa më shpejtë. Një nga mënyrat e kurimit është ajo nepermjet ilaceve antidepresive. Shumica e pacienteve mund i perdorin ilacet per kohen e caktuar, rezultatet e ilaceve mund te vonojne deri ne dy jave.Është ironike që kur kërkoni ndihmë për depresion, mund të duket si peshë e shtuar që të zgjidhni nga llojet e ndryshme të tretmaneve në kohë kur ju e keni vështirë të merrni vendime. Ka lloje të ndryshme në dizpozicion për tretmane të depresionit. Megjithëatë dizpozicioni i disa tretmaneve mund të jetë e kufizuar, varet se ku jetoni. Njerëzit që e përjetojnë depresionin ishin duhur të zgjedhin lirisht në mes të llojeve të tretmaneve ose kombinimeve të tretmaneve. Praktikisht shumica e njerëzve që shkojnë te mjeku i tyre i përgjithshëm, atyre ju ofrohen ilaqe kundër depresionit si zgjidhje e parë tretmani. Kombinimi i tretmaneve në formë të bisedës dhe ilaqeve (medikamenteve antidepresive) kundër depresionit për shumë njerëz është mënyra më efektive për ta përballuar depresionin.  

 

Konsultimi (terapia biseduese)  

 

Konsultimi është kur ju bisedoni me dikënd që është i/e trajnuar për artin e të dëgjimit. Kjo ju lejon të shpreheni se si ndjeheni me qëllim që të filloni të gjeni zgjidhje problemeve tuaja vetëvetiu. Bisedimi dhe për tu dëgjuar nga dikush që ju shpreh mirëkuptim dhe ju pranon, mund të ju ndihmojë që ju të i shqyrtoni problemet që ju mundojnë. Konsultuesi mund të ju ndihmojë që të zhvilloni kuptim më të madh për ndjenjat, mendimet dhe sjelljet e juaja. Në bashkëbisedimet me personin kujdestar mundohet të sqarohet dhe qetësohet situata. Shumë herë diskutimi për problemet dhe vështirësitë është lehtësues, ndonëse zgjidhjet mbase nuk gjenden menjëherë. Më vonë pasi të jetë qetësuar situata ka mundësi të bisedohet më detajisht për shkaktarët e stresit e humbjet në jetë, si dhe të mendohet për mënyra dhe alternativa të tejkalimit të situatës. Në saj të bashkëbisedimeve mundësohen këndvështrime të ndryshme të reja mbi problemet e jetës, mbi sjelljen, mendimet e vetë personit, si dhe mbi marrëdhëniet me të tjerët. Qëllimi është që personi të rigjejë forcat në vetvete. 

 

Psikoterapia  

{mosimage}Psikoterapia është terapi në formë të bisedës që ndihmon të gjeni mënyra se si t’i përballoni problemet që ju i përjetoni. Qëllimi është që të ju jap mundësi që të punoni kah një jetë më të kënaqshme dhe më të pasuruar. Procesi psikoteraupetik shkon më thellë se konsultimi: ju ndoshta do të inkurajoheni që të shikoni më dendësisht në të kaluarën, posaqërisht në fëmijërinë tuaj dhe marrëdhëniet me personat më të rëndsishëm në jeten tuaj. Terapia psiqike eshte nje nga menyrat me efikase per te trajtuar depresionin. Ne kete proces, ka menyra te ndyshme trajtimi.Terapia psikodinamike, shikimi i traumave dhe ngjarjeve ne jeten e pacientit qe mund te kene shkakuar depresion. 

 

Terapia me Njohjet e Sjelljes (terapia kognitive e sjelljës) 

Kjo është terapi në formë të bisedës që ju ndihmon të idetifikoni problemet dhe t’i kaloni vështërsitë emocionale. Terapeuti ju ndihmon që t’i identifikoni lidhjet në mes mendimeve tuaja, se çfarë pa
soja ato kanë në ju dhe si ju sjelleni. Kjo terapi ju ndihmon të zhvilloni shkathtësi praktike, ju bënë të mundur të shqyrtoni çka shtrihet në rrënjë të ndjenjave dhe sjelljeve tuaja. Kjo terapi zakonisht praktikohet nga psikologët, normalisht referimi / udhëzimi nga mjeku i përgjithshëm është i nevojshme.  

 

Grupet për vetë-ndihmë  

 

Grupet për vetë-ndihmë punojnë në principe që është e dobishme për tu takuar me njerëz të tjerë të cilët e përjetojnë depresionin. Ju ndihmon me që t’i thyeni ndjenjat e izolimit dhe në të njëjtën kohë ju tregon se si njerëzit tjerë bëjnë ballë. Ta përkrahni dikënd mund të ju ndihmojë edhe juve. Këto grupe shpesh udhëhiqen nga njerëzit të cilët e kanë kaluar vetë depresionin. Terapi grupi, ku pacienti vihet ne grup me paciente te tjere, dhe atje i lejohet te shprehe ndjenjat e tij/saj ose te degjoje deshmi nga ata qe vuajne nga e njejta semundje.  

 

Medikamentet 

 

{mosimage}Ilaçi kundër depresionit (antidepresivat) është tretmani mjekësor më i rëndomtë për depresion. Ato punojnë në kemikalet në tru që ta përmisojë gjendjen shpirtërore. Ato nuk e shërojnë depresionin, por i lehtësojnë simptomat të cilat mund të bëjnë të merrni aksion ta tejkaloni depresionin. Medikamentet kundër depresionit nuk i ndihmojnë çdokujt dhe shpesh shkaktojnë efekte të papëlqyera anësore. Disa medikamente kundër depresionit janë të rrezikshme kur përdoren me medikamente të tjera dhe ju mund të përjetoni simptome të papëlqyera kur i ndaloni ato. Trajtimi me ilaçe përshpejton shërimin nga depresioni. Ilaçet që përdoren për depresion janë pa rrezik dhe nuk shkaktojnë varësi. Efekti i ilaçeve ndaj gjendjes së përgjithshme dhe simptomave shihet zakonisht pas 2-4 javësh që prej fillimit të kurimit. Trajtimi me ilaçe duhet vazhduar edhe pas shërimit sepse simptomat shfaqen sërish me lehtësi pas ndërprerjes së ilaçeve. Trajtimi me ilaçe zgjat zakonisht gjysmë deri në një vit dhe gjatë kësaj kohe ilaçet duhen përdorur rregullisht çdo ditë. Për përfundimin e medikamenteve duhet të këshillohet me mjekun.Në fillim të përdorimit të medikamenteve antidepresive mund të shfaqen edhe efekte anësore. Zakonisht efektet anësore mund të jenë ndjenja e të vjellit, dhimbje koke, rritja e djersitjes, dhimbje stomaku dhe lodhje. Efektet anësore janë të lehta dhe kalojnë brenda disa ditëve kur organizmi mësohet me ilaçet. Për efektet anësore të ndryshme duhet të këshilloheni me mjekun kurues. Përveç ilaçeve të depresionit ndonjëherë mund të jetë e nevojshme të përdoren dhe ilaçe gjumi ose ilaçe që ulin angështinë. 

 

Terapia elektro-konvulsive (tronditëse)  

 

{mosimage}Ky tretman zakonisht jepet për njerëzit që janë në depresion të ashpër dhe të cilët nuk kanë reaguar nga ilaçet. Ky tretman ndodh duke ju japur anestezion të përgjithshëm dhe pastaj korrenti elektrik kalon nëpër trurin tuaj dhe shkakton tronditje sikurse një sulm epileptik. Është tretman kundërshtues dhe mund të ketë efekte shumë të papëlqyera sikurse humbjen e kujtesës.  

 

Terapitë plotësuese dhe alternative  

 

Ka lloje të ndryshme të terapive plotësuese dhe alternative, të cilat mund të jenë të dobishme për ta shëruar depresionin. Ilaçet bimore kundër depresionit siç është Hipericum mund të ju ndihmojë për gjendjen shpirtërore. Ky lloj medikamenti është bërë shumë i popullarizuar. Megjithatë duhet cekur se nëse jeni duke marrur ilaçe tjera është rrezik të përdoreni shumë lloj medikamente njëkohësisht. Terapi te tjera si akupunktura dhe homopathia poashtu përdoren si tretmane të depresionit. Shumica e këtyre terapive nuk e shohin mendjen dhe trupin si të ndara. Ata ju shohin si person të tërë dhe nuk janë të koncentruar të i trajtojnë vetëm simptomet tuaja. 

 

Qëndrimi në spital  

 

Nëse jeni në depresion të ashpër juve ndoshta ju duhet mbrojtje dhe siguri që ofrohet nga reparti psikiatrik në spital. Spitali mund të ju jap ambient të sigurt dhe përkrahës nëse jeni në gjendje shqetësimi dhe ndoshta të ndjeheni të rrehatshëm të keni njerëz të tjerë rreth jush dhe ta dini që dikush kujdeset për ju. Megjithëatë mund të jetë shqetësuese të jeni në repart ku nuk mund të jeni vetëm, ku duhet të i mbani rregullat që ndoshta nuk ju përshtaten dhe ku mund të ndjeheni të shqetësuar nga sjelljet e pacientëve tjerë. Në përgjthësi mjekët dëshirojnë mos të i mbajnë pacientët në spital, por disa pacientë janë të detyrueshëm të mbahen në spital sepse mendohet që është e nevojshme për shëndetin, sigurinë e tyre dhe sigurinë e të tjerëve. 

 

Unë dhe shoqëria ime 

Çka mund të bëj unë, si mund t’i ndihmoj vetëvetës? 

 

Karaktristikë e rëndsishme e depresionit është që ushqehet vetëvetiu, kështu që ju duhet të jeni të vetëdijshëm kurrë mendoni se çka mund të bëni ta mbijetoni ate. Me fjalë tjera ju jeni në depresion dhe atëherë bjeni më shumë në depresion pse jeni në depresion. Mendimet negative bëhen automatike dhe janë të vështira të përballohen. Të jeni në gjendje depresioni ajo vetë mund të jetë më shumë problem sesa vështërsitë që shkaktohen në vend të parë. Një gjë me rëndsi që nuk duhet të harroni është që nuk ka zgjidhje të menjëhershme për problemet në jetë. Që problemet të zgjedhen duhet kohë, durim, punë dhe energji. Kur jeni në depresion ju ndoshta nuk ndjeheni shumë energjetik dhe të motivuar për punë. Por nëse keni mundësi të merrni pjesë aktiv në tretmanet tuaja për shembull në tretmanet që marrin formë të bisedës, kjo mund ta ndihmojë gjendjen tuaj. Është e nevojshme të mundoheni ta thyeni fuqinë që depresioni ka në ju. Ju duhet ta theni ciklin e mendimeve negative (mendimet automatike). Kur kjo ndodhë mundohuni ta njihni dhe ta zëvendësoni me aktivitete më konstruktive. Mundohuni të bëni gjë
ra që ju heqin mendjen nga këto mendime. Edhe pse ndoshta nuk ndjeheni, ta inkurajoni vetëveten të merrni pjesë në aktivitete fizike është shumë terapeutike. Duke marrë pjesë në sporte, vrapim, vallëzim, ngarje të biçikletës e edhe ecja me shpejtësi mund të i stimulojë kemikalet në tru që quhen endofrine të cilat mund të ndihmojë të ndjeheni më mirë. Ju duhet të bëni gjëra që t’i përmisoni mënyrat se si ndjeheni për vetëveten. Mundohuni që ta trajtoni vetën me butësi. Ju duhet ta shikoni veten fizikisht - të ushqeheni mirë, të ushtroni fizikisht dhe mos ta shpërdoroni trupin tuaj duke pirë cigare, alkohol ose duke përdorur droga të tjera. Kujdesuni për pamjen tuaj dhe i japni vetëvetes dhurata.  

 

Si mund të ju ndihmojnë familja dhe shoqëria?

 

Njerëzit që janë në depresion shpesh tërheqen nga shoqëria dhe familja rreth tyre, në vend se t’i pyesin ata për ndihmë dhe përkrahje. Megjithatë kjo poashtu është koha kur edhe atyre ju duhet ndihma dhe përkrahja juaj. Gjëja më me rëndësi është që familja dhe shoqëria mund të bëjnë është që ta inkurajojnë personin në depresion të kërkojnë tretmane përkatëse. Natyra e depresionit është që ju bënë të ndjeheni të gjorë, pa shpresë dhe pa vlerë, kjo e ndalon personin që është në depresion të kërkojë ndihmë. Ta përkrahni një shok, një shoqe ose të afërm i cili është në depresion, ky mund të jetë rast që të ndërtoni marrëdhënie më të afërt dhe më të kënaqshme. Megjithatë kjo mund të jetë punë e vështirë. Ndonjëherë mund të jeni të zhgënjyer dhe përveç nëse kujdeseni për vetvetën mund të bini në depresion. Njerëzve që janë në depresion nganjëherë më së shumti ju duhet dikush që kujdeset për ata. Ju mund të ju tregoni atyre që ju kujdeseni për ata duke i dëgjuar ata me simpati, duke qenë të dashur, duke e çmuar personin apo thjeshtë duke kaluar kohë me ata. Ju mund të ju ndihmoni atyre duke i inkurajuar ata të flasin për ndjenjat e tyre dhe duke u munduar të gjeni mënyra se çka mund të bëjnë ata, ose çka mund të ndryshojnë që të mund ta përballojnë depresionin. Nëse personi që ju e përkrahni është shumë në depresion ju ndoshta duhet të merrni vendime të vështira dhe sesa duhet ju të bëni në vend të tyre. Nëse ata për shembull nuk kujdesen për nevojat e tyre fizike, ju duhet të i ndihmoni atyre duke ju blerë gjërat që ju duhen, pregaditni ushqim dhe të pastroni për ata, nëse keni mundësi. Ose ju duheni t’i inkurajoni ata të bëjnë këto punë. Nuk ka përgjigje të lehta për këtë situatë. Do të ju ndihmojë nëse e gjeni dikend me të cilët ju mund të i diskutoni këto dhe problemet tjera. Kur e përkrahni ndonjë shok/qe ose të afërm ju duhet të mundoheni të mos i fajsoni ata për ndjenjat e depresionit ose të ju thuani atyre të ’kontrollojeni veten’. Ata me siguri e fajsojnë vetëveten kështu që kritikat mund t’i bëjë ata të ndjehen më shumë në depresion. Lavdatat janë më efektive se kritikat. Ju duhet të i përkujtoni ata që është e mundshme që situata e tyre të përmisohet, por kjo duhet të bëhet në mënyrë të kujdeshme dhe të dashur për të bërë punë. Është me rëndësi që ju t’i kushtoni kujdes edhe nevojave tuaja. Nëse është e mundshme mundohuni që ti ndani përgjegjësitë për përkrahje të ndonjë shok, shoqe ose të afërm me sa më shumë njerëz që është e mundshme. Mundohuni t’i gjeni ata persona me të cilët ju mund ta shprehni zhgënjimin tuaj. Mund të ketë ndonjë grup lokal për njerëzit në situatën tuaj.  

 

Bashkëjetesa me pacientët depresivë 

  • Pacientët depresivë janë njerëz të sëmurë, të cilët nuk janë as dembelë, as histerikë e as hipokondrikë.
  • Pasi që tek depresionet bëhet fjalë për sëmundje, të cilat janë të trajtueshme dhe të shërueshme, është e rëndësishme që depresivët mundësisht shpejt të trajtohen nga mjeku.
  • Pasi që pacientët depresivë kanë vështirësitë më të mëdha për të marrë vendime, gjatë sëmurjes ata nuk duhet të detyrohen për marrjen e vendimeve. Ata pas kalimit të depresionit për këto do të pendoheshin prapë.
  • Nuk ka kurrfarë kuptimi që depresivët, e para së gjithash depresivët e rëndë gjatë sëmurjes të dërgohen në kurim apo pushim, sepse ata atje edhe më shumë do të vetmoheshin, ashtu që do të kishin kohë që të gërryejnë rreth fatkeqësisë iluzore të tyre. Kjo e zmadhon rrezikimin nga suicidi. Kjo nuk vlen për pacientët pas sëmurjes së tejkaluar
  • Depresivët nuk kanë vullnet, prandaj është e pakuptim që të apelohet në vullnetin e tyre. Përmes apeleve të tilla gjendja mundet madje të keqësohet, sepse pacientët atëherë bëhen të vetëdijshëm, se nuk kanë vullnet, nga e cila vuajnë në mënyrë të veçantë. Poashtu nuk ka kuptim nga këta njerëz të kërkohet që të mbledhin veten ose të nxiten për aktivitete të veçanta. Ata këtë e përjetojnë vetëm si mundim.
  • Për pacientët është e rëndësishme që të afërmit e tyre t’i përforcojnë për t’i marrë rregullisht barnat dhe eventualisht duhet këtë t’a mbikqyrin në mënyrë diskrete. Që pacientët të këshillohen që të mos marrin barnat e tyre, mund të jetë e rrezikshme për jetë. Në lidhje me këtë është e rëndësishme të përmendet, se antidepresivët nuk shpiejnë deri tek varëshmëria nga medikamentet.
  • Rreth rrezikimit nga suicidi duhet të flitet hapur me depresivët, sepse vetëm kështu mund të krijohet një pasqyrë rreth rrezikut të vërtetë. Megjithatë duhet të mirret parasysh se të rrezikuarit e rëndë nga suicidi tentojnë të mbulojnë ose të fshehin qëllimet e tyre, sepse kanë frikë se do të pen
    gohen në zbatimin e tyre. Pacientët e rrezikuar rëndë nga suicidi për këtë arsye duhet të trajtohen në spital. 
  • Është e rëndësishme që të pranohet gjendja e depresivëve ashtu siç e përshkruajnë ata vetë. Nëse dëshirohet që pacientët depresivë të binden, se janë më mirë se sa që ndjehen, kështu vetëm humbet besimi i tyre. Depresionet janë sëmurje të rënda ashtu që pas kalimit të depresionit është plotësisht e drejtë që ata të dërgohen në kurime ose në pushime. Por siç u tha, jo gjatë depresioneve, por pas depresioneve.  

{mosimage}

 

_____________________________________

Depresioni shkurtimisht 

  • Depresioni është një sëmundje që duhet të mirret seriozisht. Depresioni shoqërohet mes tjerash me disponim të pikëlluar, gjendje frike, shqetësim të brendshëm, pengesa në të menduarit dhe në gjumë. Ai karakterizohet përmes çrregullimit të metabolizmit në tru.
  • Pikëllimi (mërzia) ose disponimi i pikëlluar, për shembull pas një humbjeje të rëndë, nuk është depresion, sipas kriterieve diagnostike·         Depresivët nuk mund të gëzohen dhe kanë vështirësi të mëdha që t’i marrin edhe vendimet e thjeshta.
  • Depresionet shoqërohen shpeshherë me dhimbje trupore.
  • Depresionet munden të dallohen kryesisht me ndihmën e pyetjeve të qëlluara
  • Ndjenjat e paarsyeshme të fajit bëjnë pjesë në shënjat kryesore të një depresioni
  • Tek disa njerëz, më shpesh tek burrat, një depresion mund të tregohet edhe krejt ndryshe. Në vend të pikëllimit dhe mbylljes këta persona reagojnë me agresivitet, zemërim dhe/ose konsumim të shtuar të alkoolit. Nën rrethana të caktuara ata ushtrojnë sport në mënyrë shumë të tepruar, ndihen të stre-suar dhe të djegur
  • Depresivët, sikurse të gjithë njerëzit e sëmurë rëndë, kanë nevojë për mirëkuptimin dhe përkrahjen nga rrethi i tyre.
  • Depresionet janë të shërueshme. Për trajtim qëndrojnë në dispozicion medikamente që ngrisin disponimin (antidepresivët) dhe forma të ndryshe të terapisë përmes bisedave.
  • Antidepresivët nuk ndikojnë menjëherë. Kryesisht kalojnë disa ditë e deri disa javë deri tek përmirësimi i dhimbjeve.
  • Antidepresivët trajtojnë shenjat (simptomet) e depresionit. Andaj ato duhet të mirren për aq kohë sa zgjat sëmurja.
  • Depresionet që shpeshherë riparaqiten mund të trajtohen në mënyrë parandaluese.
  • Depresionet shpesh janë shkaqe të veprimeve suicide (suicid = vetëvrasje). Rreziku suicid mund të dallohet me kohë dhe të rrezikuarit nga suicidi duhet sa më shpejt që mundet të shkojnë në trajtim mjekësor.
  • Për të rrezikuarit nga suicidi (vetëvrasja) krahas këshillimit nga mjeku shtëpiak ose specialisti qëndrojnë në dispozicion qendra të intervenimit krizor, shërbime psikosociale ose përkujdesja e përmes telefonit.  

–> Së shpejti 10  rregulla të arta për tejkalimin e depresionit

 

 

_________________

Referencat:

  • Davison & Neale: Klinische Psychologie
  • DSM IV
  • ICD 10
  • depresion.ch
  • multikulti.org.uk                                   

{mosimage}

9 comments
Leave a comment »

  1. u persendes de kam neo te las me ukam ankt te generaliuar anda nuk po mu ta kalo

  2. ME FALNI SE NUK ME PUNOJ TASTATURA ,JAM AZRA DHE KAM ANKTH TGE GJENEREALIZUARE DHE NUK PO MUND TA KALOJ,KAM NEVOJ TE DI DIQ ME SHUM OSE TUE KONTAKTOJ ME DIKE
    l

  3. E dashur Azra,
    se pari me le te te them qe me vjen shume keq qe duhet te vuash nga ankthi. Dije qe ka shume e shume njerez me te njejtin problem - sidomos ne Kosove dhe ne Shqiperi me ngarkesat e historise dhe te jetes se perditshme.
    Per te ditur me shume, sapo kam perkthyer nje artikull per ankthin ne grupin “vizione”: http://groups.yahoo.com/group/vizione
    Ka terapi dhe ilace qe mund ta trajtojne ne menyre te efetshme. Per te te orientuar me tej, duhet te di se ku banon: ne Shqiperi, Kosove apo ne ndonje vend tjeter. Ne trojet shqiptare ende nuk ka shume psikoterapeute. Mund te marresh nje recept per ilace nga nje psikiater. Pastaj mund te perpiqesh te besh vete disa nga ushtrimet qe behen ne terapi - kjo eshte me e veshtire, kuptohet, por prape eshte nje mundesi. Nje alternative, nese banon ne nje zone rurale apo pa psikoterapeute, do te ishte terapi permes telefonit, p.sh. me nje terapeut ne Tirane.
    Nese banon ne perendim, ke te drejten per terapi ne qofte se je anetare e sigurimit shendetesor. Por problemi eshte qe duhet pritur derisa te lirohet nje vend per terapi. Perndryshe ka konsulence psikologjike, por mund te jene jo aq te efektshme. Nese di ndonje gjuhe te huaj, ku anglishtja do te ishte me e mire, mund te anetarizohesh ne forumet dhe grupet e internetit per vetendihme, qe mund te jene njefare zevendesim per terapi. Edhe mund te lexosh libra qe mund te te ndihmojne, ka shume p. sh. ne gjermanisht dhe anglisht.
    gjithe te mirat te uron
    Silke Liria

  4. Grupi i vetendihmes ne internet per Crregullimin e Ankthit te Gjeneralizuar eshte:
    http://groups.yahoo.com/group/generalized_anxiety_disorder

  5. Web sitet qe egzistojne ne internet nuk kane kurrfare vlere per personat qe vuajne nga crregullimi bipolar. duhet kontakt balle per balle me terapistin dhe/ose me te tjere qe vuajne nga i njejti crregullim nen mbikqyrjen e nje profesionisti ne fushen e shendetit mendor. Qendrimi ne web e perkeqson depresionin.

    Ajo qe duhet ne Shqiperi eshte: qendra rehabilitimi qe ofrojne terapi grupi, mundesisht me kosto minimale qe te perballohen nga njerezit qe do shkojne atje.

  6. rooftops@eschewed.rampant” rel=”nofollow”>.…

    áëàãîäàðþ….

  7. psychiatric@enclosing.ineluctable” rel=”nofollow”>.…

    ñïñ!…

  8. explodes@banishes.expand” rel=”nofollow”>.…

    tnx for info!!…

  9. ille@burnet.abbreviations” rel=”nofollow”>.…

    good!!…

Leave Comment

Anti-Spam Quiz: