Tuberkulozi 2

Edhe një broshurë tjetër për semundjën e TBC

 

Çfarë është Tuberkulozi?

Tuberkulozi është një sëmurje infektive e cila shkaktohet nga bakteria Mycobacterium tuberculosis.  

 

 

Infektimi

Infektimi me bakteriet e Tuberkulozit bëhet përmes kanaleve të frymëmarrjes, nga njeriu në njeri. I sëmuri nga Tuberkulozi i hapur, gjatë bisedës, kollitjes, teshjes përhap në rrethin e vet sëmurjen përmes pikëzave të imëta të cilat përmbajnë bakterie të Tuberkulozit. Këto munden pastaj të thithen përmes ajrit nga njerëzit tjerë. Rreziku më i madh nga infektimi ekziston tek kontaktet e shpeshta dhe të afërta me njeriun e sëmurë nga Tuberkulozi, i cili i hudhë bakteriet e Tuberkulozit përmes kanaleve të frymëmarrjes (Tuberkulozi i hapur). Rreziku i infektimit është edhe më i madh kur kontakti është më i shpeshtë dhe më i afërt dhe sa më shumë bakterie të Tuberkulozit që i sëmuri hudhë përmes frymëmarrjes. 

 

 

Përhapja e sëmurjes në trup

{mosimage} Depërtimi i bakterieve të Tuberkulozit në trup shkakton një reakcion në inde dhe mushkëri. Përafërsishtë 6 javë pas infektimit përmes testit të Tuberkulinës mundë të përcaktohet se a ka ndodhur infektimi me bakterie të Tuberkulozit. Përafërsisht vetëm 10% e personave të infektuar me bakterie të Tuberkulozit sëmuren nga Tuberkulozi, pjesa tjetër prej 90% krijojnë një imunitet kundër një infektimi të mëvonshëm nga Tuberkulozi. Disa njerëz, veçanërisht ata me imunitet të dobët sëmuren nga Tuberkulozi direkt pas infektimit. Në mushkëri shfaqet një vatër e cila mundë të vërehet në fotografi të rëntgenit. Kur kjo vatër shkatërrohet mundë të ngjitet në një degë të kanaleve të frymëmarrjes (Bronchus). Sekrecioni i prodhuar gjatë kollitjes tanimë përmban bakterie të Tuberkulozit. Ky quhet Tuberkuloz i hapur. Tuberkulozi mundet që nga vatra e mushkërive të zgjerohet/shtrihet edhe në tërë trupin dhe të krijoj në organet tjera vatra të ndezjes/kalljes (p.sh. në brinjë, veshkë, cipën e trurit, eshtra dhe organet seksuale). 

 

 

Shenjat e sëmurjes

Shpeshherë ndodhë që i sëmuri për shkak të zvarritjes së fillimit/shfaqjes së sëmurjes të mos ndiej vështirësi fare ose të ketë vetëm vështirësi jokarakteristike. Si p.sh.:

  •  - kollitja ose kollitje më e vogël, nganjëherë me sekrecion gjaku
  • -  humbje peshe
  • - humbje apetiti
  • - lodhje
  • - rritje të lehtë të temperaturës
  • - djersitje natën
  • - të therura në gjoks 

Mirëpo ndodhë nganjëherë që një pacient i cili hudhë bakterie të Tuberkulozit të mos ndihet i sëmurë. Kollitja e cila zgjatë më tepër se 3 javë dhe lodhja pas fjetjes së mjaftueshme janë arsye për të vizituar mjekun. 

 

 

Diagnoztifikimi i Tuberkulozit

{mosimage} Cilat mundësi i ka mjeku juaj për të ju kontrolluar dhe vërtetuar se a jeni infektuar dhe sëmuar nga bakteriet e Tuberkulozit? 

 

 

1. Testi i Tuberkulinit

Testi i Tuberkulinit është një test i lëkurës i cili vendoset në pjesën e poshtme të krahut. Nëse personi në fjalë është i infektuar nga bakteriet e Tuberkulozit, atëherë pas 4–7 ditë fillon që të formohet një e enjëtur që vërehet me të prekur me dorë. Testi është pozitiv. 

 

 

2. Fotografimi i mushkërive me rëntgen

Nëse testi i Tuberkulinit është pozitiv apo nëse ekziston dyshimi në sëmurjen e Tuberkulozit, atëherë bëhet fotografimi i mushkërive me rëntgen. Nëse në fotografinë e rëntgenit gjenden shenja të sëmurjes, mjeku ende nuk është i sigurtë se a jeni i sëmurë nga Tuberkulozi. Diagnoza e Tuberkulozit vërtetohet vetëm me  dëshmimin/gjetjen e shkaktarit. 

 

 

3. Dëshmimi/gjetja i shkaktarit

Në princip gjetja e shkaktarit bëhet në hudhjen e sekrecionit/pështymës të pacientit. Nëse masovikisht gjenden bakterie të Tuberkulozit në pështymë, atëherë është e mundur që me një metodë shumë të thjeshtë të ngjyrosjes së tyre të shihen në mikroskop. Nëse pacienti hudhë vetëm pak baterie jashtë, atëherë mundë të vërehen përmes vendosjes së një «kulture» në të cilën bakteriet shumohen. Gjatë kësaj metode zgjatë 6–10 javë derisa të arrihet rezultati. 

 

 

4. Pasqyrimi i mushkërive

Në raste të veçanta mundë të jetë i nevojshëm pasqyrimi i mushkërive për të përcaktuar diagnozën përfundimtare. 

 

 

Mjekimi

Qëllimi i mjekimit është asgjësimi i bakterieve të Tuberkulozit, atëherë sëmurja mundë të shërohet. Mjekimi zgjatë zakonisht, sot 6, eventualisht 9–12 muaj. Pasi që bakteriet e Tuberkulozit reagojnë në mënyra të ndryshme ndaj medikamenteve të ndryshme, është e nevojshme qysh në fillim të mjekimit të merren 3–4 medikamente të ndryshme. Pas dy muajve, mjekimi vazhdon me 2 medikamente. Edhe pse pacienti një kohë të shkurtë pas fillimit të mjekimit ndihet më mirë dhe eventualisht më nuk hedhë bakterie të Tuberkulozit, me çdo kusht është e nevojshme që ai të merrë në mënyrë konsekuente çdo ditë dhe në kohëzgjatje të caktuar medikamentet e përshkruara! 

 

{mosimage} Pa bashkëpunim optimal të pacientit, as medikamentet më të mira nuk mundë të ndihmojnë aspak kundër Tuberkulozit. 

 

  

Pengimi i zgjerimit të Tuberkulozit

{mosimage} Tuberkulozi i nevojshëm për mjekim, sipas ligjit është sëmurje e obliguar që të paraqitet/ lajmërohet. Enti për shëndetësi hulumton menjëherë pasi që të ësht&eu
ml; bërë lajmërimi i sëmurjes se cilët persona kanë qenë në kontakt me të sëmurin javëve dhe muajve të fundit para se të bëhet zbulimi i Tuberkulozit (d.m.th. anëtarët e familjes, shokët, miqtë, kolegët e punës). Në kuadër të një kontrolle personat që kanë qenë në kontakt me të sëmurin bëjnë testin e Tuberkilinit dhe/ose bëhet fotografimi me rëntgen i mushkërive. Nëse ka ankesa, atëherë bëhet edhe kontrollimi i sekrecionit/pështymës. Me këto masa duhet që të zbulohet deri tani një burim i panjohur infektimi apo ndonjë person që sapo është infektuar. Zbulimi i shpejtë i një personi të infektuar nga Tuberkulozi dhe mjekimi përkatës është masa më efektive për pengimin e zgjerimit të Tuberkulozit dhe pë të shëruar të sëmurin. Nëse gjatë kontrolles në rrethin e të sëmurit, te personat që ka pasur kontakt testi i Tuberkulinit është negativ, atëherë pas 6–8 javëve bëhet edhe një kontrollë. Nëse kontrolla është negative (pa të enjëtura që vërehen me të prekur me dorë), atëherë kjo d.m.th. se personi nuk është i infektuar nga bakteriet e Tuberkulozit. Nëse testi është pozitiv, dëshmon një infektim me bakterie të Tuberkulozit është i nevojshëm fotografimi i mushkërive me rëntgen. 

 

 

Vërejtjet përfundimtare

Tuberkulozi është një sëmurje me tretman dhe mjekim të lehtë. Parakusht për këtë është që i sëmuri ti merr medikamentet rregullisht dhe një kohë të gjatë të përcaktuar më parë.

 

 

____________

Referenca:

marrë nga Lungenliga Schweiz

11 comments
Leave a comment »

  1. propulsions@thunderous.vector” rel=”nofollow”>.…

    good info!!…

  2. salted@sacrificium.libertie” rel=”nofollow”>.…

    áëàãîäàðåí!…

  3. woodmere@mortality.xrelease” rel=”nofollow”>.…

    ñïàñèáî!!…

  4. ransacked@monroe.repeat” rel=”nofollow”>.…

    thanks for information!…

  5. expandable@pompey.tiered” rel=”nofollow”>.…

    ñïñ!…

  6. distillers@faro.relies” rel=”nofollow”>.…

    áëàãîäàðþ!!…

  7. overwhelming@stoppage.tricky” rel=”nofollow”>.…

    áëàãîäàðñòâóþ….

  8. conformed@pleases.operations” rel=”nofollow”>.…

    thank you….

  9. empathy@gloucester.sickening” rel=”nofollow”>.…

    áëàãîäàðåí!…

  10. comas@throats.contributor” rel=”nofollow”>.…

    tnx for info….

  11. masson@toast.reverent” rel=”nofollow”>.…

    ñïñ!!…

Leave Comment

Anti-Spam Quiz: