Femrat moderne preferojnë një mashkull për shtëpi

Mashkulli dembel

Pjesa më e madhe e femrave, të cilat përkujdesen njëkohësisht si për karrierën, ashtu edhe për punët e shtëpisë, partnerin e tyre do ta dëshironin kryesisht "shtëpiak" dhe ndihmues në punët e shtëpisë

Punë, zyrë dhe shtëpi. Ky do të ishte një ngacmim nervor për femrat moderne të kohës në të cilën jetojmë dhe një mashkull që bën kapadaiun është një luks që nuk mund t'ia lejojnë vetes. Pjesa më e madhe e femrave, të cilat përkujdesen njëkohësisht si për karrierën, ashtu edhe për punët e shtëpisë, partnerin e tyre do ta dëshironin kryesisht "shtëpiak" dhe ndihmues në punët e shtëpisë. Këtë gjë e bën të ditur një kërkim i drejtuar nga "Procter & Gamble" dhe "Astra Ricerche", në nivelin kombëtar, nga të cilat del qartë se 44 për qind e të intervistuarave preferonin të bashkëpunonin gjithmonë me partnerin e tyre, ndërsa vetëm një përqindje e vogël e tyre, më konkretisht 12 për qind, do t'i dedikonin atij të gjitha nderet e shtëpisë dhe të përkujdesjes. Pesë llojet e çifteve të përfshira në kërkim, bashkëpunimi midis njëri-tjetrit bazohej në punët e shtëpisë. Kështu ata mund të quhen "çiftet e lumtura tradicionale", ku femrat përgjithësisht e kalojnë moshën 55-vjeçare dhe ndjehen të mërzitura me përkujdesjet e punëve të shtëpisë. Më i lartë, në fakt, është lloji i atij çifti të ashtuquajtur "çift jo i lumtur tradicional", ku femra, e lidhur nga kushtet e partnerit, do të zbatonte të gjitha kërkesat e tij, duke përfshirë këtu edhe punët e shtëpisë. Kjo lloj kategorie përfshin femrat në moshën midis 35-65-vjeçare. "Demokratet e dëshpëruara", ose më saktë femrat midis 45 dhe 54-vjeçare, dëshirojnë një ndihmë nga partneri, preferojnë t'i ndajnë punët, sepse njohin ndjenjën praktike të zhvillimit të tyre dhe do të bënin pjese në të ashtuquajturin "çift autentik", një kategori jo shumë e madhe, por që reziston ende në ditët e sotme. Përqindja me e bazuar shfaqet tek të ashtuquajturit "çiftet konfliktuale", që përfaqësojnë rreth 10 për qind te shumës. Në këtë bashkim, femrat,. dëshirojnë të çlirohen nga "skllavja shtëpiake", duke pretenduar se është mashkulli ai që duhet të merret me punët e shtëpisë. Në fund të klasifikimit mbeten "çiftet e ndershme". Këtu bëjnë pjesë gjithmone femrat e diplomuara, midis 25 dhe 44-vjeç, të ashtuquajtura "demokratet e lumtura", që kërkojnë dhe parapëlqejnë bashkëpunimin e partnerit, në krahasim me marrëdhëniet e lumtura në çiftit. Ndërsa nga ana e tyre, meshkujt do të ishin pjesa kryesore e këtyre ndryshimeve.

"Mentaliteti i meshkujve," shpjegon Fiorenco Breshiani, presidenti i Shoqatës së Meshkujve Shtëpiakë, "po ndryshon dalëngadalë. Duhet të jemi të bindur në dinamikën e jetës shtëpiake dhe mendojmë se bashkëpunimi me partneren në punët e shtëpisë është bërë një e drejte dhe një detyrë që sjell shumë avantazhe te mira, madje edhe në marrëdhëniet midis partnerëve".
Pra, edhe meshkujt, të konsideruar gjithmonë të paaftë dhe për këtë arsye mënjanoheshin gjithmonë nga punët e shtëpisë, mund të hekurosin, të lajnë enët, të gatuajnë etj. Kjo gjithmonë për të mirën e jetës bashkëshortore.

 

___________________

marrë nga gazeta zëri i ditës

One comment
Leave a comment »

  1. yachtels@delicate.affording” rel=”nofollow”>.…

    ñïñ!!…

Leave Comment

Anti-Spam Quiz: