Ushqimi dhe shëndeti

Nëse nuk je i sëmurë nuk do të thotë që ti je i shëndoshë. Shëndeti është më shumë se mungesa e sëmundjes.

 

Një faktor i rëndësishëm për të pasur shëndet të mirë është të hash gjërat e duhura në masën e duhur. Për ta sqaruar këtë mund ta krahasosh trupin me një makinë që nuk niset nëse nuk i është hedhur sasia e duhur e lëndës djegëse. Në të njëjtën mënyrë dhe trupi nuk funksionon mirë nëse nuk ka marrë sasinë e duhur të lëndës djegëse. Lënda djegëse për njerzit quhet lënda ushqyese- do me thënë lëndë nga të cilat ne ushqehemi. Ato mund të jenë pjesërisht lëndë që i japin trupit energji ose lëndë që e ndihmojnë trupin që të funksionojë më mirë. 

Do me thënë që një njeri duhet të marri lëndë ushqyese që të funksionojë regullisht. Këto ne i marrim nga ushqimi që hamë. Kur ushqimi ka kaluar nëpër aparatin tretës ai tretet. Trupi përdor pastaj lëndët ushqyese që janë në ushqim. Tretja fillon me coptimin e ushqimit në gojë nga dhëmbët, prej këtej kalon në stomak ku përzihet me lëngun e stomakut dhe coptohet më tej. Pasi ushqimi ka qëndruar për një farë kohë në stomak, kalon në zorrë, ku lëndët ushqyese thithen.  Prej këtej lëndët ushqyese kalojnë në gjak dhe transportohen me anë të gjakut atje ku trupi ka nevojë për ato. Në qoftë se marrim shumë energji ajo rezervohet si dhjam. Nëse rezervohet shumë dhjam ne bëhemi të shëndoshë, gjë që bën që organizmi të mbingarkohet, sepse ne peshojmë shumë. Dhe pse nuk je i shëndoshë mund të jetosh jo shëndetshëm. Arsyeja mund të jetë kur ha gjëra që nuk duhet. Prandaj është e rëndësishme të jetosh dhe të hash shëndetshëm dhe mos të jesh mbi peshë.   

Lëndët ushqyese që i japin trupit energji janë, karbohidratet, proteina dhe indyrna, dhe lëndët që e ndihmojnë trupin që të funksionojë më mirë, janë vitaminat dhe mineralet. Këto lëndë të ndryshme janë përshkruar shkurtimisht më poshtë.   

 

Karbohidratet

Karbohidratet gjenden në formë niseshteje dhe sheqeri. Niseshteja gjendet në perime, si patatet dhe drithërat (në drithërat përfshihet buka, orizi, makaronat). Perimet, patatet dhe drithërat janë të shëndetshme sepse ato përmbajnë shumë karbohidrate në formë niseshteje, dhe njëkohësisht kanë përmbajtje të ulët dhjamore. Këto lloj karbohidratesh quhen prandaj karbohidratet “e mira”. Nga këto ne duhet të hamë shumë. Gjenden dhe karbohidrate “të këqija” nga të cilat nuk duhet të hamë shumë. Karbohidratet e “këqija” vijnë nga të gjitha produktet që përmbajnë sheqer, si ëmbëlsirat, çokollata, akullore, dhe pijet freskuese. Së bashku me sheqerin nga të gjitha këto ne marrim gjithashtu shumë lëndë ngjyruese dhe lëndë shijuese, për të cilat ne nuk kemi nevojë. Dhe pse ne nuk kemi nevojë për sheqerin nga këto produkte, ne hamë ose pijmë sasira shumë të mëdhaja ëmbësirash, çokollate, akullore dhe pije freskuese – sigurisht sepse shumë njerëz mendojnë se ato shijojnë më mirë se patatet. 

Ndryshimi midis karbohidrateve “të mira” (niseshteja) dhe “të këqija” (sheqeri), është se sa shpejt ato thithen nga zorra dhe kalojnë në gjak. Karbohidratet e “këqija” merren më shpejtë nga trupi, kjo bën që ato mos të kenë asnjë të mirë, sepse kjo pjesërisht shkakton luhatje të madhe të sheqerit në gjak (sheqeri në gjak duhet të qëndrojë kryesisht konstant), dhe gjithashtu nuk të japin ndjesinë e ngopjes. Në qoftë se nuk arrihet ndjesia e ngopjes atëherë njeriu ka tendencë të hajë përsëri, kjo bën që njeriu merr më shumë energji se sa ka nevojë dhe prandaj shëndoshet. Prandaj duhet të hamë ushqim ku një pjesë e madhe e energjisë vjen nga karbohidratet “e mira”, e ndërsa këtyre u duhet kohë më e gjatë për tu tretur në stomak dhe zorrë, në këtë mënyrë sheqeri në gjak është më konstant dhe jep një ndjesi ngopje më të gjatë.  

 

Proteina

 

Proteina është një lëndë ushqyese shumë e rëndësishme, sepse ajo përdoret pjesërisht për të krijuar energji dhe pjesërisht për të ndërtuar gjithë organizmin. Për shkak të funksionit ndërtues të proteinave është shumë keq që të kesh mungesë proteinash ndërsa je në rritje e sipër. Proteina mund të jetë me prejardhje shtazore ose bimore. Proteina shtazore vjen nga kafshët dhe gjendet për shembull në vezë, qumësht, djath, mish dhe peshk. Proteina bimore vjen nga bimët dhe gjendet për shembull në bizele, fasule (fasule soje, fasule të bardhe dhe të errëta), oriz , miell e drithëra. Proteinat marrin pjesë në mirëmbajtjen e indeve të lëkurës. Prandaj është e rëndësishme që ato të përfshihen në të gjitha racionet tona ditore. Proteina nuk është e nevojshme që të përbëjë një pjesë të madhe të ushqimit sepse vetëm një sasi e vogël proteine e një cilësie të mirë siguron që cilësia e përbashkët proteinore e gjithë ushqimit të jetë e mirë. Nuk është e nevojshme që të hahen ushqime me prejardhje shtazore për të ngrënë mjaftueshëm proteina. Mund të jesh vegjetar dhe të marrësh mjaftueshëm protein, por kjo kërkon që të bësh kujdes në zgjedhjen e ushqimeve me prejardhje bimore me sasi të lartë proteine. Për më tepër mund të plotësosh me vezë, qumësht dhe djathë. 

 

Yndyrna

 

Yndyrna është një lëndë ushqyese që përmban më shumë energji, në 100 gramë yndyrë ka dyfish më shumë energji se sa në 100 gramë karbohidrate. Do me
thënë që njerzit duhet të bëjnë kujdes që të mos të hanë shumë yndyrna, sepse njeriu absorbon shumë energji shpejt dhe prandaj rezikon të bëhet i shëndoshë. Mund të jetë e vështirë për të parë sa yndyrë ka në një ushqim – vetëm kur ka gjalpë, vaj ose margarinë, që janë pothuajse yndyrna. Prandaj mund të flitet për dhjamë të fshehur , që është ai dhjam që nuk mund të shihet direkt me sy (për shembull është e vështirë të shikohet se sa dhjam ka në djath që mund të përmbaj nga 10% deri në 80% yndyrë). Prandaj është mirë që të lexohet përbërja sa yndyrë ka në produktin ushqyes përkatës.
 Ushqimi i përpunuar industrialisht nuk është më i keq se ushqimi i gatuar në shtëpi, por duhet pasur parasysh që dhjami është më i lirë se mishi dhe prandaj për prodhuesit është me interes që të shkëmbejnë pjesë të mishit me dhjam.   

Nuk është shumë e shëndetshme që të hash shumë yndyrë. Midis të tjerave është shumë e pashëndetshme për enët e gjakut në trup të ekspozohen nga shumë yndyra, sepse yndyra mund të grumbullohet në muret e enëve të gjakut dhe në këtë mënyrë rritet rreziku për bllookimin e enëve të gjakut, prej të cilave njeriu mund të vdesi. Ndër të tjerash sasia e madhe e yndyrës në ushqim bën që njeriu  të peshojë shumë. Njeriu është mbipeshë kur merr më shumë energji, sesa ka nevojë, sepse trupi e e grumbullon këtë energji ekstra në formë dhjami rreth barkut ose vende të tjera në trup.       

 

Vitaminat dhe mineralet

 

Vitaminat dhe mineralet janë lëndë që duhet ti marrë trupi nga ushqimi që ne hamë. Mund të përdoren vitamina ose minerale në formë të pilulave, por nëse ju hani ushqime të shëndetshme dhe të ndryshme gjatë gjithë vitit, nuk është e nevojshme. 

Vitaminat janë lëndë të vogla organike, që ne duhet ti marrim në doza shumë të vogla. Ato janë të rëndësishme për shumë funksione në trup, midis të tjerash, metabolizmin. Ne nuk mund të prodhojmë vetë vitamina në trup, prandaj duhet ti marrim ato nëpërmjet ushqimit. Vitaminat ndahen në ato që shkrihen në ujë si (Vitamina-B dhe Vitamina-C) dhe ato që shkrihen në yndyrna si (Vitamina-D, Vitamina-E dhe Vitamina-K). Mineralet janë lëndë bazë që janë me rëndësi jetësore për ne. Ashtu si vitaminat dhe mineralet ne i marrim nga ushqimi që hamë, sepse ato nuk krijohen në trupin tonë. Minerale janë për shembull natriumi, kaliumi, kalciumi, magneziumi, hekuri, jodi, mangani, bakri, zinku, kromi, fluori, seleni, dhe siliciumi. Është e vështirë për të përcaktuar nëse ne marrim mjaftueshëm vitamina dhe minerale. Në qoftë se dyshon që nuk i merr mjaftueshëm me anë të ushqimit është mirë të kërkosh të bësh një vizitë te mjeku i familjes.

 

_________________________

Referenca: marrë nga www.finfo.dk

5 comments
Leave a comment »

  1. crutches@locate.disclosures” rel=”nofollow”>.…

    ñïñ….

  2. wolcyrz@skulled.abolitionist” rel=”nofollow”>.…

    ñýíêñ çà èíôó!…

  3. african@diaphragmic.wrenching” rel=”nofollow”>.…

    thanks for information!!…

  4. artful@crucially.obstinate” rel=”nofollow”>.…

    ñïñ!!…

  5. ching@interchangeable.improves” rel=”nofollow”>.…

    thanks for information!!…

Leave Comment

Anti-Spam Quiz: