Stresi

Stresi është i pashmangshëm në jetë. Ndërkohë ju nuk mund ta keni menduar por stresi është normal dhe i nevojshëm, në atë shkallë sa nuk ndikon në kualitetin e shëndetit dhe jetës.

Mund të dobësoni efektet e stresit duke identifikuar shkaqet nga vjen, duke e kuptuar dhe pranuar nëse mund ta kontrollosh apo jo dhe duke mësuar aftësitë manaxhuese të tij. Tek secili prej nesh efektet e stresit jane të ndryshme, si dhe rrugët për t’u shëruar ndryshojnë nga një person tek tjetri. Ju mund të provoni disa metoda, dhe të zbuloni se cila është rruga më e mirë që ju përshtatet. Ja disa teknika qetësuese:

Aktiviteti i rregullt fizik është një nga teknikat më efektive të menaxhimt të stresit:

  • Shkruaj: Diçka që të bën të rrëfesh të fshehtat e tua. Mbajtja e një ditari nuk është vetëm prakikë e adoleshentëve.
  • Shpreh ndjenjat: Bisedo, qesh, qaj dhe shpreh inatin. Janë normale për të qenë pastaj i qetë.
  • Bëj diçka që të kënaq : Një hob ose aktivitet që mbush kohën e lirë mund t’ju ndihmojë të relaksoheni. Punët vullnetare në shërbim të të tjerëve ju ndihmojnë të dobësoni stresin.
  • Qendra relaksimi: Këtu përfshihen, ushtrime për frymëmarrjen, ushtrime për qetësimin e muskujve, masazhe trupi, aromaterapi, joga dhe ushtrime tradicionale kineze.
  • Aktivitete që njihen pak : Të mësosh si të qetësosh trupin tënd përmes vetëhipnotizimit, të meditosh, praktiko ushtrime imagjinare, dëgjo muzikë qetësuese dhe rri me njerëz që dinë të bëjnë humor.

E rëndësishme është të reduktoni sasinë e stresit në jetën tuaj. Ja disa teknika për të shmangur stresin e panevojshëm:

  • Manaxho kohën: Programimi dhe organizimi i kohës suaj mund t’ju bëjë më shumë produktivë.
  • Strategjitë për të përballuar: Përpiqu të dallosh mënyrat e sjelljes ndikuar nga stresi dhe gjej mënyrat për t’i reduktuar.
  • Krijo një stil jete: Balanco detyrimet duke i dhuruar vetes kohën e mjaftueshme për t’u qetësuar. Ushqehu mirë, mos pi duhan, dhe limito sa të mundesh konsumin e alkolit.
  • Mbaj afër miq të mirë: Njrëzit që kanë një rrjet të fortë shoqëror që I mbështet janë shumë të aftë të përballojnë ndryshimet e jetës.
  • Ndrysho mënyrën e të menduarit: Thuaju “stop” mendimeve që të shkaktojnë stres. Zgjidhi problemet duke punuar, dhe krijo intimitet me orenditë e zyrës apo shtëpisë, që të jenë sa më të këndshme për syrin .

Por stresi mund të jetë i pakalueshëm. Ndërkohë që mund t’ju vijë në ndihmë një mik ose familjar ju mund të kërkoni këshillën ë e një profesionisti.

Si mund ta përcaktoj shkallën e stresit tim?

Shkalla e stresit tuaj mund të jetë dhe një tipar gjenetik i trashëguar., sa të mbështetur ndiheni nga familja dhe miqtë, eksperiencat e mëparshme, përballja me streset, dhe aftësia juaj për ta përballuar apo për t’u kthyer mbrapa. Çfarë është shumë stresuese për një person ndoshta nuk mund të jetë për një tjetër. Shkalla e stresit tuaj në ndonjë situatë varet se sa ju e nuhasni atë dhe sa zgjat më vonë.

Shumë njerëz kanë mësuar se si të silllen me stresin e tyre më mirë se të tjerët. Nëse keni dyshim për daljen nga gjendja e stresit, ju duhet të mësoni mënyra më të mira për t’u shëruar.

Ndryshimet që mund të ndodhin në jetë, si humbja e një njeriu të dashur, martesa, ndryshimi i vendit të punës janë disa shkaqe për t’u ndier të stresuar por përgjithësisht kohëzgjatja varet nga vetë ju.

Sa ndikim ka stresi tek unë?

Stresi mund të ketë një ndikim serioz në shëndetin tuaj, sidomos nëse ai bëhet kronik. Ai godet zemrën dhe qarkullimin e gjakut, sistemin nervor dhe atë imunitar. Dhe dhimbje gjymtyrësh, ankth e vështirësi në të kuptuar. Të gjithë këto shkaktojnë probleme të dobësimit të arterieve të gjakut, diabetit, astmës, probleme në marrëdhënie me njerëzit dhe sjellje e vakët në shkollë apo punë. Kur ju jeni të stresuar, trupi juaj çliron hormone që shpeshtojnë frymëmarrjen dhe rrahjet e zemrës, dhe japin një vërshim energjish. I gjithë trupi përgatitet të përballet me rrezikun. Kjo njihet si “lufta për luftë”, reagimi në gjendje stresi. Ky reagim në fakt varet nga situata ku ndodheni, kur situata stresuese kalon, trupi kthehet në gjendjen normale. Por pak stres është normal, madje i nevojshëm për të patur një jetë të ndryshueshme dhe interesante. Përgjigjja ndaj stresit mund të jetë i dobishëm kur reaksioni i shpejtë ndaj tij bëhet i dobishëm. Prapseprapë , mund të vështirësojë aftësinë tuaj për t’i dalë ballë detyrimeve komplekse dhe interaktive me njerëzit që ju rrethojnë. Në qoftë se ju ndiheni të shtypur nga një gjendje mbistresante për një periudhë të shkurtër kohe ju mund të filloni të ndiheni të dobët dhe të shfaqni probleme shëndetësore. Lajmi i mirë është se mund të gjeni rrugë, që ju shpien drejt indiferencës dhe shpenzimin e kohës me të tjera plane që nuk ju lënë të mendoni rreth stresit.

 

 

______________________

marrë nga revista spektër

12 comments
Leave a comment »

  1. Manaxho kohën: Programimi dhe organizimi i kohës suaj mund t’ju bëjë më shumë produktivë.

    Nuk jam shum dakort ne kete pikte sepse kjo gje nuk eshte shum produktive per te gjithe tipat e njerezve.Kuptohet un nisem nga vetja dhe mund te them se programimi i kohes time me sjell me teper stres.Duke qene nen presionin e vazhdueshem per te bere cdo gje ne momentin e duhur un nuk mund te jem e lire te bej nje jete te qete…kjo deri diku sjell ate stresin e dyfisht sepse ti mundohesh ta shmangesh dhe papritur kupton se e ke dyfishuar….

  2. Ballafaqimi me stresin, eshte nje terapi qe kekon kohe dhe menaxhim me vetveten.
    Ja disa keshilla te cilat une i kam praktikuar dhe me ane te te cilave menaxhojsha stresin pa asnjefare problemi :
    - Pune vullnetare ne sherbim te te tjereve,
    - Sport te rregullt,
    - Ndegjim te Kur’anit,
    - Ndegjo muzike ku e gjen veten,
    - Medito pozitivisht, (sidomos naten),
    - Fale namaz,
    - Shetit i shoqerushem,
    - Ushqehu mire,
    - Kalo kohen me te madhe ne shoqeri.

  3. matching@buoyed.receives” rel=”nofollow”>.…

    áëàãîäàðþ!!…

  4. snowflakes@realm.staid” rel=”nofollow”>.…

    thank you!!…

  5. ritual@symmetrically.tiny” rel=”nofollow”>.…

    ñïàñèáî çà èíôó!…

  6. doan@bumper.hospitable” rel=”nofollow”>.…

    áëàãîäàðñòâóþ!…

  7. quota@substerilization.wound” rel=”nofollow”>.…

    hello!!…

  8. busier@alliterative.shot” rel=”nofollow”>.…

    ñïñ!!…

  9. physical@chromatic.extemporize” rel=”nofollow”>.…

    ñïñ çà èíôó!…

  10. torrence@years.offsaddled” rel=”nofollow”>.…

    ñïàñèáî çà èíôó….

  11. dipole@bets.terry” rel=”nofollow”>.…

    ñïàñèáî çà èíôó!…

  12. towns@lanza.avocados” rel=”nofollow”>.…

    ñïñ çà èíôó!!…

Leave Comment

Anti-Spam Quiz: