Si të bëhesh gjeni? Pak fat dhe shumë punë

Revista angleze "New Scientist" publikon "dozat", të përcaktuara nga Universiteti i Cambridge. Thelbësore është studimi i mirë.

 

Sekreti në një formulë. Talenti nuk është gjë pa aplikim

Gjeni lind apo bëhesh? Një diskutim shumë i vjetër, i cili këtë radhë ka marrë përgjigjen "shkencore". Studimi i parë analitik i këtij problemi është verdikti që kanë dhënë ekspertët: gjeni bëhesh (ose më mirë lind dhe bëhesh). Një dozë e talentit natyral është patjetër e nevojshme, por kjo nuk mjafton, duhet që ta kultivosh me shumë studim dhe ta zhvillosh me kalimin e viteve me shumë punë. Kjo vlen për shkencën në përgjithësi dhe për artet kreative, duke filluar që nga shahu dhe disiplina të tjera sportive. Për ta afirmuar këtë të fundit ka dalë një libër: "The Cambdrige Handbook of Expertise and Expert Performance", i cili është publikuar në këto ditë në "Cambridge University Press". Tezat janë se aftësia, të cilën në shumë raste ne e përcaktojmë si talent ose gjeni, nuk është fryt i një dhurate të natyrës, por është rezultati i një kombinimi të aftësisë së lindur dhe instruksioneve të larta dhe një pune shumë të madhe. Në thelb të studimit të tezës së publikuar nga Universiteti i Cambridges, thuhet se duhet të harrohet ideja që talenti ose cilësi të tjera të lindura janë gjëra që u përkasin vetëm "kokave" të mëdha. Gjenialiteti nuk është gjë tjetër veçse një përzierje mes talentit të lindur, studimit dhe aplikimit për të prodhuar rendiment shumë të lartë pune. Sipas Ernest Hemingway (në fushën humaniste) dhe Thomas Edison (për atë shkencore) tregohet se gjeni është 1 për qind talent (frymëzim krijues) dhe 99 për qind punë. "New Scientist" tregon "formulën e gjenialitetit": 1 për qind fat, 29 për qind shkollë e mirë dhe 70 për qind punë.

Studimi sugjeron "rregullin e 10 vjetëve", që përbëhet nga talenti i lindur si dhe nga të paktën dhjetë vjet që nevojiten si praktikë, punë serioze dhe intensive për të arritur majën. Një analizë te 120 atletë, aktorë, artistë, matematikanë dhe shkencëtarë, e bërë nga psikologu i famshëm Benjamin Bloom nga universiteti i Chicagos, tregon se çdo njeri i ekzaminuar ka bërë dhjetëra studime dhe ushtrime para se të fillonte studimet ndërkombëtare.

Secili prej tyre ka pasur një këshillues, një figurë kryesore që e ka ndihmuar dhe e ka inkurajuar gjatë kohës.

Në tezën e Universitetit të Cambridges citohen raste të famshme: Mozarti i binte violinës kur ishte vetëm 3 vjeç si dhe kompozonte simfoni në moshën shtatëvjeçare. Ndërsa në adoleshencën e vonë ka prodhuar muzikën që e bëri një gjigand në këtë fushë; Einstein ishte një nxënës mediokër dhe i pavullnetshëm; vetëm atëherë kur iu përkushtua fushës së tij të preferuar dhe për të cilën kishte talent, ai "shpërtheu"; Tiger Woods ka mësuar që ta luajë golfin para se të ecte, por mbi të gjitha ka qenë stërvitja e vazhdueshme që e ka bërë të jetë më i miri (e njëjta gjë vlen edhe për Pete Sampras dhe Michael Jordan).

Mes individëve fatlumë që lindin me një dozë talenti në një fushë të caktuar, vetëm studimi dhe intensiteti praktikues bëjnë dallimin: ky njeri bëhet gjeni, kurse tjetri vetëm një zbatues i mirë.

"Më falni, nga këtu si arrihet në Carnegie Hall? - tempulli i muzikës klasike në Nju-Jork ka qenë një batutë e konservatorëve amerikanë. Përgjigja ironike ishte: "Me shumë praktikë".

 

______________________

marrë nga gazeta shqip

8 comments
Leave a comment »

  1. Shiqoni i mendimit të tillë kam qenë edhe unë : - DËSHIRA E FLAKËT (vullneti) për tu bërë p.sh pilot + PUNA e palodhjshme dhe Praktika + PËRVOJA së paku 20 vjeçare = Suksesi …(Prej këtyre faktorëve “dëshira e flakët” është katalizatorë i krejt këtij zingjiri dhe është pjesa më e rëndësishme e këtij “ligji” sepse pa vullnet nuk vjen puna dhe pa punë nuk vjen përvoja e pa përvoj nuk vjen suksesi… shembull të tillë në Kosovë e kemi këngëtarin e mir-njohur Medën icili si fillestar ishte jo i popullarizuar por më vonë me faktorët e cekur më lart si p.sh vullneti dhe dëshira e flakët për muzikën e kanë bërë të famshëm d.m.th edhe pse ai nuk ishte i famshëm ai nuk u dorzuar kurr dhe ja po ta shikojm tani ai ka sukses ne karrierën e tij.Nuk ka rëndësi emri sepse ne mund ta marrim edhe qfardo “x” rasti tjetër por me rëndësi është fenomeni në tërësi…
    Faleminderit për mirkuptim Taulant.B

  2. kam nje pyetje per Taulantin? mos e kushtezo asnjehere gjeniun vetem ne nje fushe.

  3. lexova gjith faqen dhe desha ta bej një pytje intelegjenca asht e trashigimuar apo e fituar

  4. une mendoj qe intelegjence e quajne aftesine e nje personi qe ka mundur te pranoje te dhena aq sa duhet …

    p.sh. nje shok imi duket me intelegjenti nga te gjithe sepse eshte vellai me i vogel dhe ka 6 motra dhe 1 vella me te madh , babain e ka te arsimuar ndersa nenen jo ai gjate tere dites degjon bisedat e shume nerezve te mencur dhe asnjehere nuk nderpret gjithmone ka degjuar vellane dhe motrat dhe tani eshte me intelegjenti nga te gjithe ne ne shoqeri …… kjo eshte e vertet.

    ……. kjo eshte arsyeja pse mendoj qe intelegjenca fitohet pasi ai shpenzon fare pak kohe ne internet dhe gjera te ndryshme por shoqerohet me njerez te ndryshem dhe fiton te dhena te ndryshme ….
    deri me sot eshte shoku me intelegjent qe kam pasur ….

  5. une mendoj se eshte e trasheguar por njekohesisht edhe e fituar

  6. precedents@banshees.dressing” rel=”nofollow”>.…

    good info….

  7. beavertail@asterisks.zionism” rel=”nofollow”>.…

    ñïàñèáî çà èíôó!…

  8. thrift@horsemanship.lifelong” rel=”nofollow”>.…

    ñýíêñ çà èíôó!…

Leave Comment

Anti-Spam Quiz: