Ballafaqimi me mllefin

Mllefi është një emocion i fortë. Mund të ketë rezultate destruktive edhe për ju edhe për ata që i doni. Mllefi i pakontrolluar mund të shpjerë deri te fjalosja, keqtrajtimi fizik, sulmi ose deri te vetëlëndimi. Përkundrazi. Nëse e kontrolloni mirë mllefin, ai mund të jetë një emocion i dobishëm, që ju motivon të bëni ndryshime pozitive.


Efektet fizike

Mllefi shkakton reakcion të organizmit që të luftojë? Efekt të ngjashëm kanë dhe disa emocione tjera si frika, shqetësimi dhe paniku. Gjëndrat mbiveshkore lirojnë sasi të mëdha të a.q. stres hormone, siç janë adrenalina dhe kortizoli. Si rezultat, vjen deri te shpërndarja e gjakut në zorrë dhe muskuj, si përgatitje për ngarkesë fizike. Rritet numri i rrahjeve të zemrës, rritet tensioni i gjakut, numri i respiracioneve dhe temperatura, ndërsa lëkura djersitet. Truri është i tendosur dhe i fokususar.

 

Problemet shëndetësore që mund të krijohen si pasojë e mllefit të pakontrolluar?

Vërshimi konstant me substanca kimike stresogjene është i lidhur me çrregullime metabolike, të cilat në distanca të fundit mund të shpien derite dëmtimi i sistemeve të ndryshme të organizmit. Disa nga problemet shëndetësore afatshkurtë dhe afatgjatë të cilat lidhen me mllefin e pakontrolluar janë:

  • Dhembja e kokës
  • Probleme stomaku, si dhembja
  • Pagjumësia
  • Ankth i potencuar
  • Depresioni
  • Tensioni e lartë e gjakut
  • Probleme të lëkurës si ekcema
  • Infarkti
  • Insulti pika në tru 
Mënyra të padëshiruara për ballafaqim me mllefin

Shumë njerëz e shprehin mllefin e tyre në mënyrë joadekuate dhe potencialisht të rrezikshme, si:

  • Mllef eksploziv – disa njerëz kanë një kontroll shemë të dobët me tendencë për shpërthim. Kjo mund të sjell deri te sulmi fizik apo dhuna. Personi që nuk e kontrollon mllefin e tij, mund të izolohet nga familja dhe shoqëria. Disa njerëz që manifestojnë sulme të tilla, në fakt posedojnë një ndjenjë vetënderimi të vogël, ndërsa mllefin e tyre e shfrytëzojnë si mënyrë që t'i manipulojnë të tjerët dhe të ndjehem të fuqishëm.
  • Shtypja e mllefit - disa njerëz mendojnë që mllefi është emocion i padëshiruar dhe zgjedhin që ta shtypin atë. Mllefi i shtypur shpesh kalon në depresion dhe ankth. Disa njerëz, mllefin e tyre e zbrazin në viktima të pafajshme siç janë fëmijët ose kafshët shtëpiake.
Si ta shprehni hidhërimin (mllefin) në mënyrë të drejtë (të shëndoshë)?

Sugjerimet që vijojnë mund të jenë të dobishme:

  • Nëse e ndjeni që nuk mund të kontrolloheni, përkohësisht e lëshoni situatën, derisa të qetësoheni.
  • Pranojeni emocionin, si pjesë normale të jetës.
  • Mundohuni t'i përdëftoni shkaqet e vërteta pse ndjeheni të hidhëruar.
  • Pasi e keni identifikuar problemin, mendoni rreth strategjisë për zgjidhjen e situatës.
  • Bëni ndonjë aktivitet fizik, dilni jashtë, vraponi ose merruni me sport. 
Si të ballafaqoheni me mllefin një kohë më të gjatë?

Mënyra se si e shprehni mllefin me kohë mund të modifikohet. Sugjerimet që vijojnë mund të jenë të dobishme:

  • I regjistroni reakcionet e juaja eksplozive (mbani ditar), që të mund të analizoni pse “hutoheni“.
  • Mendoni për teknika të vetëkontrollit dhe zgjidhje të konflikteve
  • Përpiquni me teknikat e relaksimit, siç janë meditimi dhe joga.
  • Kërkoni këshillë nga psikologu, nëse ende ndjeni hidhërim rreth disa ngjarjeve që kanë ndodhur në të kaluarën.
  • Ushtroni rregullisht. Është treguar se ushtrimi i rregullt mund ta përmirësojë disponimin dhe ta zvogëlojë stresin. Efekti mund të jetë i dyfishtë: ngarkesa fizike i djeg substancat kimike të stresit dhe ndihmon në prodhimin e të a.q. hormone të disponimit të mirë (endorfina dhe kateholaminet).
Si t'i edukoni fëmijët që në mënyrë të drejtë të ballafaqohen me mllefin?

Sugjerimet që vijojnë mund t'i ndihmojnë fëmijës tuaj, që të ballafaqohet me ndjenjat e forta:

  • I  tregoni me shembullin tuaj. Le ta dijë se mllefi është natyral dhe se duhet të shprehet.
  • Trajtoni ndjenjat e fëmijës tuaj me respekt.
  • I tregoni praktikisht, shkathtësitë për zgjedhjen e problemeve.
  • Nxisni një komunikim të hapur dhe të sinqertë.
  • I lejoni ta shpreh mllefin e tij në mënyrë përgjegjëse.
  • Sqarojeni dallimin mes mllefit dhe agresivitetit.
  • Dënojeni agresivitetin ose dhunën, por jo mllefin i cili është shprehur në mënyrë adekuate.

 

Ku mund të këshilloheni më shumë?
  • Pediatri 
  • Mjeku familjar
  • Psikologu

 

 

______________

marrë nga shëndetifëmjëror.org.mk

9 comments
Leave a comment »

  1. nese e kontrolloni mirë mllefin, ai mund të jetë një emocion i dobishëm, që ju motivon të bëni ndryshime pozitive…..e sakte kjo…

  2. californias@sacheverell.hurting” rel=”nofollow”>.…

    áëàãîäàðñòâóþ!…

  3. companionship@cumbersome.theodor” rel=”nofollow”>.…

    ñïàñèáî çà èíôó….

  4. gait@backstairs.cozen” rel=”nofollow”>.…

    good info!!…

  5. niger@nise.kramers” rel=”nofollow”>.…

    tnx….

  6. sneaking@lids.depression” rel=”nofollow”>.…

    good….

  7. lathered@cha.streams” rel=”nofollow”>.…

    tnx!!…

  8. accelerometer@blemishes.sociality” rel=”nofollow”>.…

    ñïñ çà èíôó!…

  9. earthy@imposition.hartsfield” rel=”nofollow”>.…

    ñïñ çà èíôó!…

Leave Comment

Anti-Spam Quiz: