Hidhërimi dhe zija tek fëmijët

Vdekja është një nga përvojat më të vështira, si për fëmijët ashtu edhe për të rriturit. Ka disa shprehje që lidhen më këtë ngjarje si : humbja, trishtimi, hidhërimi, zija dhe pikëllimi. Hidhërimi është një dhimbje emocionale kur humbet dikë të dashur dhe zija ( pikëllimi ) është një proçes psikologjik, i cili fillon me humbjen e njeriut të dashur dhe zakonisht, mbaron me pranimin e realitetit të humbjes dhe normalizimin e jetës së njeriut.

 

 

 

Mendohet se humbja e njërit prej prindërve në fëmijëri nuk çon domosdoshmërisht në devijim nga sjellja normale me rritjen e fëmijës, në rast se nevojat e fëmijës plotësohen me kujdes nga një specialist, i cili zakonisht ka të njëjtën gjini me prindin e humbur. Megjithatë fëmija që humb një prind apo të dy prindët mbetet më vulnerabël se sa fëmijët e tjerë kundrejt të “papriturave” të jetës. Në rastin e humbjes së njërit prind, duket se përshtatja e prindit që mbetet, luan rol kryesor në atë se si do ta kapërcejë humbjen fëmija. Humbja e një prindi ose e një njeriu tjetër të dashur, psikologjikisht të rëndësishëm, ka një ndikim të konsiderueshëm në shëndetin mendor të fëmijës. Përveç kësaj, duke jetuar në kushte të vështira, nuk është e lehtë që fëmija ta marrë veten nga humbja e njeriut të dashur dhe dhuna e organizuar e problemet që lidhen me të, e vështirësojnë plotësimin e kërkesave psikologjike të fëmijëve. Një fëmijë i tillë nuk pranon të bisedojë për prindin dhe kur e pyesin, hesht ose ndërron temën e bisedës, nuk tregon shumë dhe thotë se nuk i kujtohet. Fëmija nuk tregon ndjenjat e duhura, është i tërhequr dhe i prirur të mos lidhet me të tjerët, duke lënë përshtypjen se nuk bëhet merak. Zakonisht, ai është i turpshëm, i acaruar.

 

Kuptimi i vdekjes gjatë zhvillimit të fëmijës

Në mosha të ndryshme, fëmijët e përjetojnë vdekjen në përputhje me nivelin intelektual dhe emocional të zhvillimit. Nën moshën pesë vjeç, ata nuk e kuptojnë fundin e jetës, sepse janë të prirur për t’u kënaqur me “ mendimin magjik” që i përshtatet moshës. Ata mund të jenë të bindur se ndjenjat e tyre mund të ndikojnë në ngjarjen përreth. Ata e quajnë veten fajtor për vdekjen. Në këtë moshë ata janë pasivë dhe më tepër të pazotë për të përballuar vdekjen, ata janë të varur nga të rriturit. Ata nuk janë shumë të zotë të kuptojnë çfarë ka ndodhur, nuk janë në gjëndjë të ndryshojnë rrjedhën e ngjarjeve në imagjinatën e tyre dhe nuk mund të mos kenë frikë, siç mund të bëjnë fëmijët më të rritur. Ata qajnë dhe nuk qetësohen dot, duke kërkuar prindin që ka vdekur dhe kjo e shton edhe më shumë frikën e tyre. Megjithatë, fakti që nuk kuptojnë, është njëkohësisht një mbrojtje për ta dhe u jep mundësi të pyesin drejtpërdrejt për vdekjen. Midis moshave dy dhe pesë vjeç fëmijët gradualisht zhvillojnë perceptimin e vdekjes, si një fenomen i përhershëm dhe përfundimtar. Meqenëse mendimi i tyre është konkret, ata kanë nevojë për shpjegime konkrete, për t’i ndihmuar për zinë. Në këtë moshë ata nuk e njohin botën vetëm nëpërmjet përvojës së tyre dhe janë në gjëndje të shprehin një kuptim emocional për të tjerët. Shpesh fëmijët thonë se ata kanë mbështetjen më të madhe në proçesin e zisë nga shokët e tyre. Te fëmija i moshës shkollore, veçanërisht tek djemtë që nuk duan t’i shprehin emocionet e tyre, mesazhi shoqëror është që ‘djemtë nuk qajnë’. Por ata janë në gjëndje që në imagjinatën e tyre ta ndryshojnë kursin e ngjarjeve dhe, kështu, të kontrollojnë emocionet e tyre dhe ndjenjën e pazotësisë. Mbas moshës dhjetë vjeç koncepti i ‘ vdekjes’ bëhet një nocion abstrakt dhe fëmijët kuptojnë pasojat afatgjatë të kësaj humbjeje. Në këtë moshë vdekja mund të shkaktojë, drejtëpërdrejt ose indirekt, biseda me prindërit ose me mësuesit. Të rinjtë shpesh i ndrydhin ndjenjat e tyre, u shmangen bisedave të hapura me prindërit dhe i shprehin ndjenjat e tyre me grindje me të tjerët përreth. Në vartësi nga mosha dhe nga pjekuria e tyre emocionale, fëmijët përpiqen të kontrollojnë veten për humbjen. 

 

Reagimet më të zakonshme ndaj vdekjes tek fëmijët Tronditja dhe mosbesimi ( ‘kjo nuk është e vërtetë’)

Nganjëherë fëmija nuk reagon menjëherë me emocione të forta. Ai pranon humbjen gradualisht. Ky është mekanizmi mbrojtës, i cili e mbron fëmijën nga vërshimi i emocioneve. 

 

Protesta dhe zemërimi

Disa fëmijë reagojnë menjëherë dhe nuk mund të qetësohen. Me zemërimin ata shprehin dhimbjen dhe pafuqinë e tyre. 

Apatia

Duket sikur atyre u kanë ngrirë emocionet, sikur nuk ndiejnë gjë, sikur nuk kanë emocione. Në këtë mënyrë ata mbrojnë veten e tyre deri sa të jenë aq të fortë, sa të përballojnë humbjen. 

 

Vazhdimi i veprimtarisë së zakonshme

Veprimtaritë e përditshme vazhdojnë: duket sikur çdo gjë është normale dhe sikur asgjë s’ka ndodhur. Sjellje të tilla ndihmojnë fëmijën që gradualisht të përgatitet, për të përballuar humbjen nëpërmjet veprimtarive të njohura dhe të afërta për të.

 

Reagimet e zakonshme të fëmijëve në hidhërim Frika

Frika dhe zemërimi mund të shprehen në mënyra të ndryshme. Fëmijët më të vegjël kanë më shumë kërkesa, janë më të varur, shprehin reagimë të fuqishme, kur i largojnë nga prindi që ka mbetur gjallë. Ata nuk duan të shkojnë në shkollë dhe kan&eum
l; frikë nga vdekja. Kanë shumë frikë, veçanërisht në kohën e gjumit. Kanë frikë të flenë vetëm dhe lidhen shumë me prindin që ka mbetur gjallë. 

 

Kujtime të gjalla

Në një rrethanë krize ka një fenomen të përgjithshëm të së ashtuquajturës ‘supermemorie’. Në rast se fëmija ka qenë i pranishëm gjatë tragjedisë apo vdekjes së anëtarit të familjes, këto përfytyrime mund të shfaqen si një ‘video e brëndshme’ dhe vazhdimisht, në mënyrë të imponuar. Fëmija i përjeton këto kujtime të gjalla më shpesh në kohën e gjumit dhe fëmija mund të ketë vështirësi ta zerë gjumi, të jetë vazhdimisht i shqetësuar, duke u përpjekur të ruhet nga këto ndjenja të këqija. 

 

Çrregullimet e gjumit

Vështirësitë në të fjetur dhe çrregullimet gjatë gjumit janë të zakonshme tek fëmijët që janë në zi. Ndodh që t’i thuhet fëmijës se “babi po flë përgjithmonë” për t’i përshkruar vdekjen e babait, por kjo e çon fëmijën drejt frikës për të fjetur. Frika mund të shtohet edhe më shumë në rast se fëmija vuan nga ëndrrat e këqija. Fëmija mund të ndihmohet duke e inkurajuar që të shprehë ndjenjat e trishtuara gjatë ditës, qoftë më anë të fjalës, lojës, vizatimit apo teknikave të tjera ekspresive. Kjo do të ulë vështirësitë në kohën e zënies së gjumit por edhe do të pakësojë çrregullimet gjatë tij. 

 

Malli dhe trishtimi 

Këto ndjenja mund të shprehen në mënyra të ndryshme - duke qarë, duke ndënjur i vetmuar, duke kërkuar shoqërinë dhe mbështetjen e më të mëdhenjve etj. Fëmijët tregojnë se ata i merr malli për ato veprimtari të cilat i zhvillonin me personin e humbur. Ata mund të shprehin trishtimin e tyre duke shtrënguar dhe mbajtur erë gjërave të njeriut të vdekur, etj. 

 

Të marrurit me kujtimet

Ndodh që fëmijët të shohin albumet e fotografive, të lexojnë letrat e vjetra, të kujtojnë ngjarjet e kaluara së bashku me personin e vdekur, etj, dhe kjo gjë i lehtëson atyre dhimbjen. Disa fëmijë fare pa dashur dhe pa e kuptuar fillojnë të imitojnë njeriun e vdekur. Ata e ndjejnë veten më afër dhe kjo është qetësuese si për fëmijën ashtu dhe për familjen. 

 

Zemërimi dhe shpërthimet e inatit

Kjo shfaqet si zemërim ndaj vdekjes, pafuqisë për ta ndalur atë, por edhe ndaj të rriturve që nuk i lejojnë fëmijët të marrin pjesë në ceremonitë e zisë. Ajo shfaqet edhe ndaj personit që vdiq, i cili e la vetëm ose ndaj prindit që është gjallë për të cilin mendohet së ai është përgjegjës për vdekjen e tjetrit. Zemërimi dhe shpërthimet e forta të inatit mund të shprehen në formën e protestës dhe të goditjes. 

 

Faji dhe turpi

Këto ndjenja shprehen pas humbjes dhe bazohen në të ashtëquajturin “mendimi magjik” që është karakteristikë e zhvillimit të fëmijëvë deri shtatë vjeç (Piaget). Në këtë fazë të zhvillimit njohës fëmija mund të besojë se mendimet dhe ndjenjat që ai/ajo ka ose ka pasur, mund të jenë shkak i vdekjes. P.sh. takimi i fundit i vajzës më të atin përfundoi me një zënkë, aq sa ajo mund të ketë thënë ose shprehur dëshirën që ai të ishte i vdekur. Babai vdes pas një jave nga infarkti i miokardit. Faji dhe turpi tek kjo vajzë ishte aq i madh, saqë pavarësisht nga terapia intensive, emocionalisht ajo shqetësohet rëndë. 

 

Vështirësitë në shkollë

Trishtimi tek fëmijët vihet re në paqëndrueshmërinë e vëmëndjes, shpërqëndrimin dhe rënia në mendime e kujtime. Trishtimi gjithashtu mund të çojë në uljen e nivelit të energjisë dhe të marrjes së nismave e vendimeve. Studimet kanë treguar se fëmijët që kanë pësuar humbje kanë vështirësi në shkollë. Këto vështirësi mund të shfaqen që pas humbjes por edhe kohë pasi  ajo ka ndodhur, p.sh. pas dy vjetësh. 

 

Ankesat psikosomatike

Këto janë të natyrave të ndryshme p.sh, dhimbje koke, dhimbje stomaku, marrje fryme, rrahje të forta ose të shpeshta të zemrës, muskuj të tendosur, etj. Këto simptoma në themel të tyre nuk kanë një origjinë të vërtetë fizike. Fëmija nuk është i sëmurë nga zemra ose ndonjë sëmundje tjetër me bazë organike. Por këtoi shqetësojnë shpesh prindërit të cilët nuk e njohin origjinën e vërtetë të problemit dhe kështu i orientojnë fëmijët drejt mjekëve të ndryshëm dhe laboratorëve të analizave për të gjetur se nga ç’sëmundje vuan fëmija i tyre. Reagime të tjera ndaj humbjes janë edhe sjellja fëmijënore, sjellja e papjekur, tërheqja nga veprimtaritë shoqërore, ndryshimet në personalitet, pesimizmi, mungesa e shpresës, pafuqia etj. Megjithatë disa fëmijë piqen më shpejt duke marrë përsipër përgjegjësitë e familjes, në vënd të prindit që ka vdekur, ndonëse emocionalisht, nga pikpamja shoqërore dhe intelektuale, nuk janë në gjëndje ta kryejnë atë si duhet. 

 

Mungesa e zisë

Ka disa arsye për mungesën e zisë:

 

Shembulli i papërshtatshëm i prindit që ka mbetur.

Të rriturit janë të shqetësuar nga ndjenjat e tyre të humbjes dhe të trishtimit, nga probleme të traumës që kanë njëlloj si njerëz të tjerë, në rrethana të ngjashme, duke bërë vazhdimisht të njëjtën bisedë. Nënat dhe gjyshët shpesh qajnë, duke i lënë fëmijët të mos kenë mundësi të përballojnë kaq lotë e pikëllim. Shpesh fëmijët përmbahen, duke e shprehur hidhërimin e tyre në prani të nënave e të gjysheve, të cilat qajnë vazhdimisht. Një fëmijë tha “ Un
ë nuk qaj, sepse nëna ime dhe gjyshja qajnë gjithë kohën”. 

 

Nuk ka zi, në rast se nuk ka rite e qëndrim të përbashkët familjar.

Kryerja e ceremonive të zakonshme shpesh është e pamundur për shkak të luftës, duke mos u dhënë, kështu, mundësi fëmijëve të pajtohen me humbjen e njeriut të dashur. Shpesh fëmijët nuk janë të pranishëm në varrim dhe nganjëherë nuk ka varrim. Për shëmbull, babai u zhduk gjatë luftës. Disa nëna nuk janë në gjëndje ta pranojnë realitetin e vdekjes së burrit të tyre dhe nuk i shprehin emocionet hapur, duke mos u hapur rrugë, kështu, bisedave të zisë lidhur me babanë. 

 

Frika e fortë mund të ndalë proçesin e zisë.

Kjo mund të keqësohet, në rast se nëna ngarkon fëmijën, duke theksuar problemet e saj shëndetsore. Frika për prindin që ka mbetur dhe për motrën ose vëllanë shpesh shfaqen natën. Nënat njoftojnë se fëmijët e tyre kontrollojnë natën për t’u siguruar nëse ata janë gjallë. 

 

Trauma e vetë fëmijës.

Nëse fëmija është i pranishëm në një vrasje ose në një dhunë, trauma mund ta shtyjë zinë, sepse fëmija duhet më parë “ të kalojë” traumën e vet. 

 

Këmbëngulja për t’u kthyer në jetën normale, sikur të mos ketë ndodhur asgjë (“bëhu trim e mos qaj”).

Kjo e çarmatos fëmijën, për të shprehur ndjenjat dhe bën që ai t’i shtypë ndjenjat e humbjes ose të tërhiqet.Në punën me fëmijët e pikëlluar kërkohet ndjeshmëri, aftësi dhe dije të jashtëzakonshme vetjake. Humbja e vjetër dhe e re kanë prirje të bashkohen. Çdo kulturë ndikon në proçesin e zisë në mënyrën e vet. Ritet dhe feja mund të ndihmojnë, për të pranuar realitetin e vdekjes dhe të mbyllin proçesin e dhimbjes. Ato lejojnë të shprehin trishtimin dhe ndjenjat tona në një mënyrë simbolike dhe të afërmit dhe miqtë të shprehin mbështetjen, vëmëndjen dhe kujdesin e tyre. 

 

 

Ndihma për një fëmijë në zi

Mbështetja e bashkësisë për një fëmijë është shumë ë rëndësishme. Mbështetja e familjes i jep mundësi fëmijës, që është në zi, të pranojë çka ndodhi dhe çfarë po ndodh. Në rast se kërkesat e fëmijës pranohen dhe plotësohen, për fëmijën është më ë lehtë të përballojë proçesin e zisë. Zija bëhet më e vështirë, kur fshihen faktet dhe u jepet informacioni i gënjeshtërt për vdekjen, veçanërisht kur ajo pritet. Vështirësi krijohen edhe kur fëmija mungon në funeral dhe në ritet e tjera dhe kur fshihen emocionet përpara fëmijës. Mund të thuhet, në përgjithësi, se përjashtimi i fëmijëvë nga bota e të rriturve, e bën zinë më të vështirë dhe mund të çojë në probleme të sjelljes së fëmijës më vonë. Proçesi i zisë përfshin:

  • Pranimin e realitetit të vdekjes dhe lidhjet e saj me ndjenjat e dikujt.
  • Dallimin e ndjenjave të dikujt.
  • Ndërgjegjësimin për mosqënien në gjëndje të dikujt, për të kontrolluar hidhërimin e vet dhe për të pranuar ndihmën e të tjerëve. 

 

Vuajtja mund të lehtsohet, duke marrë pjesë në hidhërimin e fëmijës, duke e ndihmuar të sjellë kujtimet e njeriut të dashur. Pritet që shkalla e dhimbjes të ulet me kalimin e kohës. Njeriu duhet të jetë dëgjues i mirë, i duruar dhe të respektojë reagimet e të tjerëve. Në të njëjtën kohë, ai duhet të merret me dobësitë dhe me trishtimin e vet, por edhe me gëzimin dhe me kënaqësinë. Kjo është mënyra se si mund t’i përcjellë ndjenjat e shpresës tek fëmijët e pikëlluar. Zija është një proçes i gjatë dhe kërkon durim, si nga ndihmësi, ashtu edhe nga fëmija. Ndihmësi duhet të marrë përsipër ndjenjat e forta, si zemërimi dhe frika, pa u ligështuar shumë. Me anën e teknikave të ndryshme, ne mund ta ndihmojmë fëmijën, për të formuluar ndjenjat e shprehura në një mënyrë të kuptueshme dhe emocionalisht të shëndoshë. 

 

Gjetja e një zëvëndësuesi të përshtatshëm, në vënd të njeriut të vdekur

Ky zëvëndësues ka rëndësi të veçantë, në rast se fëmija ka humbur prindin, i cili është kujdesur për të. Do të duhet kohë, për fëmijën, të afrohet me njeriun që e zëvëndëson atë. Qëndrueshmëria dhe prashikimi duhet të sigurohen me anën e plotësimit të kërkesave të përditshme të fëmijës. 

 

Individualiteti i fëmijës dhe përvojat e mëparshme

Këta faktorë ndikojnë mjaft në proçesin e zisë. Disa fëmijë e përballojnë realitetin më lehtë dhe janë më pak të ndjeshëm. Niveli i pjekurisë emocionale, humbjet e mëparshme dhe historia e ndarjeve të mëparshme nga të rriturit mund të ndikojnë në mënyrë të konsiderueshme në proçesin e zisë. Ai do të zbutet, në rast se i rrituri kupton dhe pranon hidhërimin e fëmijës. 

 

Këshilla për prindërit

Në mënyrë që prindi të plotësojë nevojat e fëmijës, është e nevojshme t’u mësohet atyre për reagimet e fëmijëvë ndaj humbjes, të përgatiten për pyetje dhe të këshillohen si të kujdesen për fëmijën në një rrethanë të tillë. Ndihma më e madhe që ata mund t’u japin fëmijëve të tyre, është kujdesi i mjaftueshëm për vete, në mënyrë që pranimi i asaj që ndodhi, nuk do të pengojë zinë e fëmijës. 

 

Si t’i thuhet fëmijës për vdekjen h5>

Këshillohet që kjo të bëhet nga njëri prej prindërve të dikujt, që është i afërt me fëmijën. Koha duhet të zgjidhet me kujdes dhe fëmijës duhet t’i jepet mundësia të përgatitet psikologjikisht. Të rriturit duhet të ulen dhe ta marrin fëmijën në prehër e t’i thonë: “dua të të përgatis për një lajm të keq. Ka ndodhur një aksident dhe babai është plagosur. Na thanë se ai ka vdekur mënjëherë”. Mesazhi duhet të bazohet në fakte të njohura dhe të sakta. Reagimet e fëmijës mund të jenë të ndryshme dhe të rriturit duhet të jenë të përgatitur për këtë. Fëmijës duhet t’i thuhet të qajë, në qoftë se do dhe t’i jepet një ngushëllim fizik si p.sh. duke e shtrënguar. 

 

Të lejohet fëmija të marrë pjesë në ritet

Ndonëse opinionet profesionale ndryshojnë, përgjithësisht, këshillohet që fëmija të marrë pjesë në ritet. Ato ndihmojnë në pranimin e realitetit të vdekjes, ulin imagjinatën, përforcojnë proçesin e hidhërimit dhe na japin mundësi të shprehim në mënyrë simbolike hidhërimin tonë dhe të ndërtojmë rrethanat ‘kaotike’. Të rriturit duan t’i mbrojnë fëmijët dhe shpesh i përjashtojnë nga ritet. Por fëmijët, ashtu sikundër të rriturit, kanë nevojë të merren konkretisht me proçesin e zisë dhe jo të mohojnë realitetin. Mëgjithatë, fëmijët duhet të përgatiten mirë, t’u shpjegohet gradualisht dhe me hollësi çfarë do të ndodhë dhe të jenë të shoqëruar nga një i rritur ( jo nga prindi në zi), më pas të jënë në gjëndje të përpunojnë përshtypjet. Këshillohet të inkurajohen shprehje konkrete të hidherimit të lejohen fëmijët të sjellin lule, një letër, lodër ose vizatim arkivoli. Fëmijët mund të pyeten për fjalët e fundit që duan t’i drejtojnë njeriut të vdekur. ‘Çfarë do të thuash ti, meqenëse e di që kjo është dita e fundit që takoheni’? Këshillohet që pas funeralit të flitet për përshtypjet. Në rast se fëmija nuk dëshiron të jëtë i pranishëm, ai nuk duhet detyruar. Këshillohet që kufoma e njëriut të vdekur ( në rast se ai nuk është plagosur ose nuk është dëmtuar rëndë) të shihet. Eshtë më lehtë të përballohet një tablo konkrete, sesa një tablo e përfytyruar. Në rast se kufoma digjet, fëmijës duhet t’i shpjegohet se tani trupi nuk ndien gjë dhe do të kthehet në hi. Ka studime që trëgojnë se fëmijët që nuk janë ndihmuar dhe nuk janë përgatitur për funeralin, kanë pasur vështirësi në sjellje për një periudhe kohe mbas vdekjes së njeriut të dashur. 

 

 

Si të kujdesemi për nevojat e fëmijës

Komunikimi i hapur dhe i drejtpërdrejtë sipas moshës së fëmijës dhe mirëkuptimi janë faktorë në kujdesin për nevojat e fëmijës. Fëmijët, zakonisht, e kuptojnë shumicën e gjërave pa ua thënë. Ka rëndësi të rivendoset ritmi i zakonshëm i jetës së fëmijës pas vdekjes. Fëmijës duhet t’i thuhet se do të jëtë gjithmonë dikush që do të kujdeset për të. Fëmija duhet të marrë pjesë në paketimin e sendeve të të vdekurit. Kjo është e dhimbshme, por është pjesë e natyrshme e proçesit te zisë. Nganjëherë prindi, që mbetet gjallë fsheh ndjenjat dhe bëhet kështu një shëmbull i keq për fëmijën. Duke pranuar emocionet tona, ne rritim aftësinë për të përballuar humbjen në të ardhmën. Duke bërë pyeje fëmija tregon se gradualisht ai kupton se c’domethënë vdekje. Mëgjithëse të rriturit mund ta quajnë të vështirë, ky proçes parandalon ngarkesën e imagjinatës së fëmijës, që mund të çojë në një shqetësim. Nuk duhet ngulur këmbë që fëmija të flasë për të vdekurin. Përkundrazi, fëmija duhet të këtë më shumë mundësi për t’i shprehur ndjënjat në mënyra të tjera, si: duke vizatuar ose duke luajtur. Biseda e hapur ndërmjet anëtarëvë të familjes është mënyra më e mirë, për të shprehur këto emocione. Sjelljet e tërhëqura dhe pa komunikim, nga ana e fëmijës, mund të pakësohen, duke inkurajuar fëmijën të vazhdojë veprimtarinë e zakonshme ditore. Fëmija duhet të shkojë në shkollë sa më shpejt të jëtë e mundur. Eshtë e rëndësishme që mësuesit të njoftohen për humbjen e një prindi, në mënyrë që ata të reagojnë si duhet. Fëmija nuk duhet të largohet nga prindi që mbetet. Do të ishte shumë më e dobishme, madje që gjyshja ose një teze të shkonte në shtëpinë e fëmijës se sa ta merrte atë me vete. Nganjëherë është mirë të lihet drita ndezur natën dhe dera e dhomës së fëmijës e hapur, ose, në rast se fëmija është I vogël, të lejohet edhe ai të flerë në shtratin e prindit për një kohë të shkurtër, deri sa t’i largohet frika fëmijës, vetmia dhe trishtimi. Sidoqoftë, qëllimi kryesor duhet të jetë që fëmija të kthehet sa më parë në jetën normale. Fëmijëve duhet t’u mësohet se nuk është e nevojshme që ata të sillen si të rriturit. Ata mund të sillen si të dëshirojnë dhe nuk është e nevojshmë të jenë të trishtuar gjithë kohën. Mbasi ka përjetuar vdekjen, fëmija kalon katër faza të hidherimit: 

 

 

1. Pranimi i realitetit të humbjes

Fëmija duhet të pranojë se njeriu i dashur ka vdekur dhe nuk do të kthehet më. Po të mos bëhet kjo dhe po të mos pranohet realiteti i vdekjes, atëherë nderhyhet në proçesin e shërimit të dhimbjes. Prindërit që humbin një fëmijë, shpesh nuk ndryshojnë asgjë në dhomën e fëmijës dhe pretendojnë se fëmija është endë i gjallë. Kjo është e pranueshme për një kohë të shkurtër, por, në rast se kjo zgjat për shumë vjet, ajo kthehet në mohim. Përkundrazi, ka një mungesë të pranimit t&euml
; kuptimit të humbjes (“Sidoqoftë ai ishte një baba i keq”). Ka një dëshirë të fortë edhe te të rriturit se, në një farë mënyre, ata do të bashkohen me njeriun e vdekur. Në shumicën e njerëzve kjo fazë nuk zgjat shumë. Mëgjithatë, në rast së zgjat me disa persona për shumë vjet, njeriu nuk është në gjëndje të kalojë fazën tjetër të proçesit të hidherimit dhe emocionalisht mbetet i hutuar. 

 

 

2. Ndjenja e dhimbjes dhe e hidherimit

Në rast se shprehja e hidherimit nuk lejohet ose ndrydhet, proçesi i zisë zgjatet dhe veshtirësohet. Pas këshillës së shokut, “Ti nuk ke pse të mbash zi në këtë mënyrë”, mund të fillojë mohimi i humbjes. Duke sjellë vazhdimisht në mëndje kujtime të këndshme dhe të ngrohta për njeriun e vdekur, kjo e ul përkohësisht dhimbjen, por ata që vazhdimisht shmangin ndjenjën e çdo lloj dhimbjeje, më në fund mund të përjetojnë depresionin (Bowlby, 1980). Njerëzit mund të ndihmohen duke i këshilluar dhe duke i mbështetur që të mos e shmangin ndjenjën e dhimbjes dhe të keqardhjes për gjithë jetën. 

 

3. Përshtatja në jetë, pa njeriun që mungon

Kjo fazë nënkupton gjëra të ndryshme për njerëz të ndryshëm, në varësi të marrëdhenieve që ka pasur njëriu me të vdekurin. Të vejave zakonisht u duhet të mësohen (normalisht kjo kohë zgjat 3 muaj), si të jetojnë pa burrin e tyre, të jetojnë vetëm, të kujdesen për fëmijët e tyre, të zgjidhin problëmet ekonomike etj. Ato kuptojnë së çfarë përbënte njëriu i vdekur për to, vetëm atëhëre kur ai nuk është më. Mekanizmi i rivlerësimit të humbjes shpesh ka efekt pozitiv sepse njëriu që ka pësuar humbjen fillon të jetojë jetën më pozitivisht dhe ta vlerësojë atë më shumë. Shmangia nga kjo fazë mund të ketë, si pasojë, ndjenjat e pafuqisë dhe të paaftësisë për të zotëruar aftësi të reja. 

 

4. Zgjidhja

Faza e fundit e proçesit të zisë është zbutja e ndjenjave dhe kalimi i energjivë emocionale tek njerëz të tjerë dhe tek bashkësia. Ndonjëher ky riorientim i energjive të tyre emocionale, konsiderohet si , tradheti ndaj personit që ka vdekur. Por ky është vetëm një shfajësim, për të shmangur krijimin e marredhenieve të reja dhe për të ecur përpara ne jetën e tyre. Arritja e kësaj faze është e veshtirë për shumicën e njerëzve. 

 

Kur duhet kërkuar ndihma profesionale

Duhet kërkuar në ato raste kur fëmija ka qenë dëshmitar në vrasjen ose në turturimin ë njeriut të dashur dhe në rast se fëmija ndjehet fajtor për të vdekurin (kujdesi për motrën ose gjyshen , kur njeriu ka vdekur). Në këtë rast fëmija mund të përjetojë një hidherim shumë të madh, ndryshime në personalitet dhe një ndjenjë të madhe faji. Në punën me fëmijët e pikëlluar duhet bërë dallim midis pasojave të traumës dhe atyre të humbjes. Së pari duhet trajtuar aspekti traumatik i humbjes, përpara se të merremi me proçesin e pikëllimit. Shumë fëmijë kanë vështirësi në proçesin e pikëllimit (zisë) të cilat janë të lidhura më frikën rreth vdekjes dhe rrethanat që e shkaktuan atë. Pra gjithsesi fillimisht duhen trajtuar aspektet traumatike, para se të merremi më vetë hidherimin. Ndihma profesionale mund të konsistojë si me zgjidhjen e frikës ndaj vdekjes ashtu edhe me proçesin e pikëllimit. Ndihma profesionale nevojitet edhe atëherë kur fëmija ndjehet shumë i trishtuar, më depresion, i tërhequr, i painteresuar për mjedisin dhe për shkollën, jashtëzakonisht i hidheruar, tepër agresiv etj.  

">

______________

Referenca:

Urli, A. (2001). Hidhërimi dhe zija tek fëmijët. Në Ajdukovic D. (Ed.). Aftësimi i Fëmijëve - Programe të Ndihmës Psikosociale për Fëmijët në vështirësi (p. 51-60). Tiranë: Shoqata për Ndihmë Psikosociale

One comment
Leave a comment »

  1. recitative@badly.maneuvering” rel=”nofollow”>.…

    thanks for information!…

Leave Comment

Anti-Spam Quiz: