Adoleshenca

Ç'duhet të dini për adoleshencën?

Adoleshentë llogariten fëmijët të moshës nga 12-21 vjet. Në këtë periudhë, ata kalojnë nëpër shumë ndryshime fizike dhe emocionale. Ndryshimet shpesh janë të dhimbshme dhe ndikojnë duke shkaktuar huti te fëmijët dhe te prindërit. Shumica e fëmijëve gjatë kësaj periudhe do ta kalojnë pubertetin. Gjatë pubertetit, trupi i fëmijës rritet dhe zhvillohet, duke u transformuar në një trup burri / gruaje të moshuar. Fëmijët nuk e kanë dhe krejt njësoj se ç'mendojnë të tjerët për ta. Në atë moshë, numër i madh i fëmijëve mendojnë se nuk mund të lëndohen. Ata janë të bindur se çfardo që të bëjnë, asgjë e keqe nuk mund t'u ndodh.


Cilat ndryshime llogariten si normale?

 Adoleshenca është koha kur fëmijët fillojnë të vendosin vetë. Ata e hulumtojnë pavarësinë e tyre. Fillon procesi i ndarjes nga prindërit. Ata duan që të rrinë vetëm në dhomën e tyre (kërkojnë intimitet). Duan të eksperimentojnë me atë që është trend (modë). Duan të provojnë ide të reja dhe përpiqen me aktivitete të reja. Shokët e tyre përbëjnë pjesë të rëndësishme në jetën e tyre dhe kanë ndikim të madh në vendimet e tyre. Në këtë moshë fillon dhe tërheqja ndaj seksit tjetër.

 

Çfarë kufizimesh duhet t'u parashtrohen adoleshentëve?

 Fëmija juaj do më shumë liri dhe pavarësi. I besoni dhe i lejoni që të sjellë disa vendime të veta individuale. Megjithatë, disa sjellje të caktuara, nuk janë në rregull asnjëherë, për cilëndo fëmijë, i cilësdo moshë. Fëmija juaj nuk mud të bëjë zgjedhje për gjëra që e rrezikojnë shëndetin, sigurinë dhe ardhmërinë e tij. Për shembull:

  • Nuk është i pranueshëm përdorimi i drogës dhe i duhanit, ato mund ta kërcënojnë shëndetin e fëmijës.
  • Nuk është e pranueshme të vozitet me shokë kur është i dehur, me këtë kërcënohet siguria e fëmijës.

Është domosdoshme fëmija të shkojë në shkollë. Shkolla e përgatit që të vazhdojë më tutje në jetë, të punojë dhe të fitojë për jetë. Për disa gjëra mund të bëhet kompromis (së bashku merreni vesh ç'është e drejtë dhe çfarë nuk është e drejtë) p.sh. a do t'i ngjyrosë flokët ose a do ta rregullojë shtratin.

 

Si të ballafaqoheni me konfliktet?

Ndëgjojeni fëmijën tuaj. Tregoni interes për atë ç'ndodh, mos pritni që të ndodhë problem e pastaj të komunikoni. Lejoni që gjërat e imta të ndodhin siç do ai. Ruajeni energjinë për gjëra më të rëndësishme. Kahzojuni nga ajo që t'i caktoni caket e përbashkëta, në vend që ta kontrolloni fëmijën si vjen deri te ato. Nëse fëmija juaj më shumë do që të luaj në fillim, pastaj t'i shkruajë detyrat e shtëpisë, mos insistoni që të fillojë me detyrat menjëherë pas shkollës. Çdo natë, lavdrojeni për punën e kryer. Mos bëni presion mbi të. Nëse bëni presion, mund të ndodh që t'ju injorojë e më vonë t'ju injorojë për gjëra shumë më të rëndësishme.

 

Cilat tema duhet t'i diskutoni me fëmijën tuaj?

 Duhet të diskutohet rreth përdorimit të drogës, alkoolit, duhanit, seksit dhe trendeve të modës. Parashtroni këto tema para se t'ju pyesë fëmija për to dhe para se të bëhen problem.  Pirset dhe tatuazhet. Sot fëmijët vendosin pirse në vende të ndryshme siç janë veshët, hunda, kërthiza, gjuha, qiellza, kapaku i syrit dhe thitha e gjirit. Disa vendosin pirse edhe te gjenitaliet ose ne mjekër. Tatuazhi gjithashtu është dukuri e shpeshtë. I jepni kohë fëmijës që të mendojë vetë, a do vërtetë pirs apo tatuazh. Bisedoni për rreziqet. Gjatë vetë aplikimit mund të ndodh infektim siç është hepatitis ose HIV, e pastaj vendi mund të infektohet lehtë me bakterie. Do duhet rregullisht të lahet me sapun dhe me ujë të ngrohtë, çdo ditë. Le të bisedojë me shokë që kanë pirs apo tatuazhë. Cilat janë anët e mira dhe të këqija? Nëse sërish vendos që ta bëjë, siguroni që ta bëjë atë në vend të sigurtë. Mos lejoni që të shkojë te joprofesionalist.  Seks i sigurtë. Është normale që fëmija juaj të ndiejë tërheqje seksuale. Informacionet për këtë i merr në shkollë apo nga mediat. Pastroni në qoftë se ekziston konfuzion. Le t'ju parashtojë pyetje. Udhëzojeni për rreziqet nga aktiviteti seksual, siç është gjasa të mbetet shtatzënë ose të fitojë sëmudje që transmetohet seksualisht (siç është HIV-i). I thuani të mendojë se a është i përgatitur. Trupi mund të jetë i përgatitur, por a është edhe emocionalisht i përgatitur? Diskutoni për standardet individuale dhe ndjenjat rreth seksit, por mos mos bëni presion. Diskutoni për abstinencën, si për një opcion dhe zgjedhje të mundshme. Nëse fëmija juaj prapë se prapë vendoset për seks, kontrolloni se sa di për seskin e sigurtë. Diskutoni për kontracepsionin, përorimin e kontraceptivëve dhe prezervativëve. I ofroni fakte. Pranojeni interesin e tij për seksin. Mos lejoni që të turpërohet. Bindeni se ndjenjat e tij janë normale.  Droga, alkooli dhe duhani. Parashtroni rregulla të qarta. I tregoni se çdo të ndodh nëse këto rregulla thyhen. Flisni për rreziqet nga duhani dhe nga përdorimi i alkoolit. Fëmija juaj nuk duhet të pijë asnjëherë kur vozit. Gjithashtu nuk duhet të vozitet në veturë me ndonjë që ka pirë. Në rast se ka pirë, i thoni që t
9;ju thërrasë në rast të duhet të vozisë. Mos e dënoni atë natë. Flisni për atë ditën e ardhshme. I thuani që ka sjellë vendim të drejtë kur u ka thirrur.

 

Cilat shenja do të më paralajmërojnë se fëmija im ka problem?

Gjatë adoleshencës probleme të shpeshta janë depresioni, përdorimi i drogave, çrregullimet në të ushqyerit, stresi ose problemet në shkollë, shokët ose familja. Në qoftë se fëmija juaj tregon disa nga shenjat që vijojnë, mundohuni ta vërtetoni për çfarë bëhet fjalë:

  • Humbje e shprehur në peshë apo përkundrazi fitim i shprehur e peshës.
  • Probleme me gjumin.
  • Ndryshim drastik i shokëve.
  • Ndryshim drastik i sjelljes. Ikja nga shkolla. Ulja e notave.
  • Depresion. Flet për vetëvrasje, çdo e përmendur, bile edhe me tallje, duhet të shkaktojë brengosje.
  • Simptome për përdorim të drogës.
  • Probleme me ligjin.

 

Disa këshilla për prindërit

Merrni pjesë në gjithçka. Duhet që ju vetë të jeni shembull. Fëmijës tuaj i tregoni mënyrë se si të ballafaqohet me stresin dhe si të sjell vendime. Lexoni libër për adoleshencën. Do t'ju ndihmojë të dini se ç'ju pret dhe do t'ju përgatis të dilni në fund me konfliktet. Mbajuni konzistent për qëndrimet tuaja. Nëse fëmija juaj ikën nga shkolla mos pranoni se “ai kalon në ndonjë fazë”. Mosha e fëmijës tuaj nuk është arsyetim për sjellje joadekuate. Njoftoni shokët dhe prindërit e shokëve të fëmijës tuaj. Punoni bashkë që të jeni në rrjedhë. Bëhuni më tepër mbikqyrës, e jo pjesëmarrës. E respektoni intimitetin e fëmijës tuaj. Në atë moshë fëmija juaj do një kohë dhe një vend të caktuar që të jetë vetë me vehten e tij. Banjoja e tij dhe telefoni duhet të jenë privat. Duhet të jeni të informuar se ç'lexon fëmija, ç'sheh në TV dhe ç'sheh në internet. Çfarë video lojërash luan? Me cilën komunikon në internet? Fëmija juaj mëson nga mediat. Qartësojeni çdo informatë të gabuar. Kuptojeni se ku del fëmija juaj dhe me cilën, por mos pritni që t'ua tregojë të gjitha detajet rreth aktiviteteve të tij. Nëse dyshoni se bëhet fjalë për problem të vërtetë, normal është të jeni më aktiv. Doemos ta mbroni fëmijën tuaj që të jetë i sigurtë dhe i shëndoshë.

 

Kur duhet të konsultoni mjek?

Çdo bisedë për vetëvrasje nuk duhet të injorohet. Kjo është shkak që menjëherë të drejtoheni te mjeku juaj. Konsultohuni me mjekun çdo herë kur mendoni që ju nevojitet sugjerim apo ndihmë.

 

 

____________________

referenca: shendetifemijeror.org.mk

11 comments
Leave a comment »

  1. sensed@squatters.clefts” rel=”nofollow”>.…

    áëàãîäàðþ!…

  2. calluses@teaspoon.anomalies” rel=”nofollow”>.…

    ñýíêñ çà èíôó!!…

  3. musils@rally.parenchyma” rel=”nofollow”>.…

    thanks for information….

  4. resonance@recently.lowliest” rel=”nofollow”>.…

    good!…

  5. metabolized@fleeting.nonpayment” rel=”nofollow”>.…

    good info….

  6. cynics@haaek.alkalis” rel=”nofollow”>.…

    ñïñ!!…

  7. alizarin@enjoyed.jenkinss” rel=”nofollow”>.…

    thank you!…

  8. angry@rihs.disunion” rel=”nofollow”>.…

    ñïñ!!…

  9. interpretations@died.staging” rel=”nofollow”>.…

    áëàãîäàðþ!…

  10. anyway@outfitted.hamiltons” rel=”nofollow”>.…

    hello!…

  11. encyclopedia@delicate.restrains” rel=”nofollow”>.…

    áëàãîäàðñòâóþ!!…

Leave Comment

Anti-Spam Quiz: