Sjellja e fëmisë tuaj
By admin | June 2nd, 2007 | Category: Psikologjia e Zhvillimit |Përgjegjësia e prindërve është që ta mësojnë fëmijën të sillet të mirë. Fëmijët më mirë mësojnë nëse i tregoni shembull personal.
Sjellje e caktuar nuk është e pranueshme nën asnjëfarë kushtesh. Nuk duhet të lejohet zgjedhje nëse bëhet fjalë për çfarëdo gjëje e cila e kërcënon shëndetin/sigurinë e fëmisë ose ardhmërinë e tij. Për shembull fëmija i sëmurë duhet të marër barëra. Fëmija i vogël nuk guxon të luajë në rrugë, ose tinejxheri nuk guxon të vozitet me vozitës të dehur. Fëmija nuk duhet të ikë nga shkolla. Shkolla e përgatit që të mund të punojë dhe fitojë për jetën, gjegjësisht bëhet fjalë për ardhmërinë e tij.
Për sjellje të caktuar mund të bisedohet, për shembull a do t'i lyejë flokët ose a do ta rregullojë krevatin etj.
Çfarë duhet të prisni?
- Fëmijët dallohen në sjellje në varësi nga mosha e tyre dhe nga personaliteti. Bëhuni i drejtë dhe real në raport të asaj se çfarë prisni nga ata.
- Thuajini fëmijës çfarë prisni prej tij. Instrukcionet duhet të jenë të qarta dhe nuk duhet të hiqni dorë nga ato.
- Mos kërkoni nga fëmija juaj të bëjë diçka, kështu që do ti lini rast të thotë jo. Në vend që të pyesni ,,a je i përgatitur për në krevat?” thoni “Koha është që të përgatitesh për në krevat”.
- Më parë ia bëni me dije për atë që prisni prej tij, për shembull ,,në 5 minutat e ardhshme, është koha që t'i mbledhësh lodërat”.
- Bëni një listë të shkurtër të rregullave. Ndihmoni fëmijës suaj t'i kuptojë rregullat dhe vërtetoni qartë çfarë do të ndodhë po qe se i thyen ato.
- Stimuloni pavarësi. Lejoni që punët rutinore fëmija t'i bëjë vetë.
- Hartoni plan ditor, dhe pë r mbahuni atij . Në të, le të jë jetë e përfshirë shkolla, të luajturit, detyrat shtëpiake, TV, ushqimet, pastrimi dhe të fjeturit.
- Adoleshcenca është periudhë e veçantë. Adoleshcentët duhet të trajtohen në mënyra të ndryshme nga fëmijët e vegjël.
Si të veproni nëse fëmija nuk sillet mirë?
Mundohuni ti sqaroni fëmijës se si duhet të sillet. Përdorimi i dënimit fizik siç është të rrahurit është më pak efikase. Ajo mund ta ndalojë sjelljen e keqe, por nuk do ta mësojë fëmijën të sillet mirë. Mundohuni në mënyrë tjetër ta disciplinoni fëminë.
- Injoroni sjellje të keqe. Fëmitë duan ta tërheqin kujdesin e prindërve të tyre. Bile edhe kujdesi negativ mund të veprojë në mënyrë stimulative. Në vend që ti përgjigjeni, mundohuni ta injoroni sjelljen e keqe. Kushtoni rëndësi atëherë kur të fillojë të sillet mirë. Keni kujdes injorimi nuk është i lejuar nëse fëmija sillet në mënyrë të rrezikshme. Sjellja e tillë duhet të ndërpritet menjëherë.
- Përdorni dënimin me ,,përjashtim” (time-out). Thuajini fëmijës më përpara, cila sjellje do të dënohet me përjashtim (time-out). Time-out vepron mirë pas sulmeve të hidhërimit, kur fëmija krejtësisht e humb kontrollin ose nëse fëmija sillet në mënyrë agresive ose të rrezikshme. B indeni se do ta dënoni me,,përjashtim”nëse nuk sillet mirë. Mos u tërboni . Nëse parabindja nuk vepron, dënojeni me time-out. Zgjidhni vend i cili është i mërzitshëm, por mos të veprojë në mënyrë friguese. Për shembull, në karrike me fytyrë të kthyer kah muri. Çdoherë rrini në afërsi që ta shikoni por mos i flisni. Përdorni orë që të rrijë saktësisht sa keni paraparë. Koha duhet të jetë e shkurtë ( rreth një minutë për secilin vit të moshës).Nëse fëmija e lëshon vendin, kthejeni prapa dhe eventualisht filloni me numërimin e kohës, përsëri. Kur të mbarojë dënimi, mos i flitni për sjelljen e keqe. Më mirë është që t'i sqaroni se çfarë kërkoni nga ai ose lëvdërojeni/shpërblejeni rradhën tjetër kur të sillet mirë.
Si të veproni kur sillet mirë?
Shpërblejeni për sjelljen e mirë me lëvdata, shpërblime ose përkujdesje. Shpërblimi nuk duhet të blihet me të holla. Mund të jetë edhe një përqafim i thjeshtë ose t'i shtohet numri i përallave kur e vini në gjumë, ose t'i përgatitni diçka speciale për të ngrënë.Është mirë ta lini fëminë që vetë ta zgjedhi dhuratën. Mos i premtoni diçka të cilën nuk mund t'ia dhuroni. Potenconi nëse bën diçka të mirë. ______________ marrë nga shëndetifëmjëror.org.mkSi ta përmirësoni sjelljen e fëmisë tuaj?
l;, nëse fiton 10 pika- fiton shpërblim të vogël, e cila për të nuk është aq e rëndësishme. Ku mund të këshilloheni më shumë?