Sjellja ndaj fëmijëve

Për të ditur se çfarë t’u thuash fëmijëve dhe si t’ua thuash atë është një sfidë e përherëshme prindërore. Fatkeqësisht, disa fjalë qoftë edhe nga mënyra sesi thuhen mund të shkaktojnë dhimbje emocionale që lënë gjurmë gjatë gjithë jetës.

Studimi i ri tregon se komentet negative rreth peshës trupore, pamjes së jashtme ose ndaj mënyrës së të ngrënit që bëhen nga prindërit apo pjestarë të familjes mund të prekin rëndë vetbesimin e një fëmije. Kjo dukuri vihet re më shumë tek vajzat sesa tek djemtë, thuhet në studim. 

Autorët e studimit intervistuan 450 vajza që kishin probleme me pamjen e jashtme, pra ishin pak të shëndosha apo hanin ose flisnin shumë. Rezultatet treguan se 80 përqind  e tyre thane se kur kishin qënë të vogla, ato ishin përballur me komente negative rreth pamjes së jashtme, ose kishin provuar fjalë fyese si dembele, e shëmtuar apo budallaqe. Ekspertët thonë se komente të tilla janë tepër të dëmshme dhe i bëjnë fëmijët të ndjehen të keqtrajtuar emocionalisht, dhe krijojnë çrregullime  në oreksin e tyre.

Studimi arriti në përfundimin se ndikimi i kritikave, veçanërisht ndaj mbipeshës apo pamjes së jashtëme të fëmijës ishte akoma më i keq kur komentet bëheshin nga nëna më shumë sesa nga pjestarët e tjerë të familjes.

Ndjenja e vetbesimit është një karakteristikë që krijohet me vështirësi, thuhet në studim, prandaj një koment apo kritikë pa takt, një fjalë fyese pa qëllim, sjellin pasoja afatgjate në jetën e fëmijëve.

 

___________________

marrë nga voice of america

5 comments
Leave a comment »

  1. topnotch@nara.durable” rel=”nofollow”>.…

    ñïàñèáî çà èíôó!!…

  2. washings@normandy.commanded” rel=”nofollow”>.…

    áëàãîäàðåí….

  3. zan@relocation.association” rel=”nofollow”>.…

    good….

  4. lapped@pompadour.memorialized” rel=”nofollow”>.…

    thanks….

  5. bechhofer@affirmation.autocoder” rel=”nofollow”>.…

    ñïñ….

Leave Comment

Anti-Spam Quiz: